🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.56%
DOW 52,310 ▲1.04%
NASDAQ 25,614 ▲0.69%
NAFTA 97.19 ▼6.66%
ARI 3,976 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,826 ▼ -0.3% ETH $2,287 ▲ +0.67% XRP $1.2511 ▼ -0.2% SOL $94.2300 ▼ -0.89%
S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 % S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Avokati i Popullit hapi lëndë për shuarjen e paraleles shqipe në “Penko”

Pas raportimeve të Alsatit për mbylljen e paraleles së pestë në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore të Butelit, Petar Zdravkovski Penko, Avokati i Popullit me vetiniciativë ka hapur lëndë. Siç mëson Alsat, shërbimet e Avokatit të Popullit kanë kërkuar që Inspektorati Shtetëror i Arsimit të kryejë inspektim, ndërsa kanë kërkuar të dhëna edhe nga Ministria e Arsimit, por edhe nga Komuna e Butelit.

Nga zyra e Avokatit të Popullit theksojnë që presin që gjatë javës së ardhshme t’i marrin përgjigjet nga institucionet dhe pastaj do të verifikojnë nëse janë cenuar të drejtat e nxënësve për regjistrim në Penko.

Siç ka raportuar paraprakisht Alsat, Komuna e Butelit vendosi që ta mbyll paralelen e pestë për klasën e parë, pavarësisht interesit të lartë për t’u regjistruar, ndërsa në po të njëjtën shkollë mbahen paralele në gjuhën maqedonase me numër shumë të ulët të nxënësve.

Arsyeja e mbylljes sipas autoriteteve komunale është se nuk do të lejojnë më të regjistrohen nxënës që i përkasin Komunës së Çairit edhe pse jetojnë vetëm disa metra larg objektit të shkollës.

Pas alarmimit të situatës, zëvendësministri i Arsimit Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje, që të pranohen nxënësit e Çair, por vetëm ata që kanë vëlla ose motër të regjistruar paraprakisht. Në fakt, me këtë nuk është zgjidhur çështja, pasi mbeten jashtë shumë nxënës të tjerë të cilët jetojnë pranë shkollës por s’kanë as vëlla e as motër aty.

Ndërkohë që problemi nuk ka marrë epilog të kënaqshëm, opozita kërkon rishqyrtim të vendimit nga ana e Këshillit të Komunës së Butelit. Sipas tyre, ekziston mundësia ligjore për të lejuar regjistrimin e nxënësve të Çairit në Butel, pasi këtë e parashikon neni 7 i vendimit për rajonizimin e shkollave.

Megjithatë, Buteli nën udhëheqjen e Darko Kostovskit insiston të mos e ndryshojë vendimin. /Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.