☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,771 ▼0.16%
DOW 47,423 ▼0.59%
NASDAQ 22,691 ▼0.03%
NAFTA 87.59 ▲4.96%
ARI 5,185 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,694 ▲ +1.02% ETH $2,076 ▲ +1.97% XRP $1.3906 ▲ +0.71% SOL $87.2400 ▲ +1.41%
S&P 500 6,771 ▼0.16 % DOW 47,423 ▼0.59 % NASDAQ 22,691 ▼0.03 % NAFTA 87.59 ▲4.96 % ARI 5,185 ▼1.09 % S&P 500 6,771 ▼0.16 % DOW 47,423 ▼0.59 % NASDAQ 22,691 ▼0.03 % NAFTA 87.59 ▲4.96 % ARI 5,185 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Prokurorja Janeva: Institucionet e vendit, jolegjitime

Për shkak të parregullsive të shumta në ciklet e kaluara zgjedhore, institucionet në Maqedoni nuk janë legjitime. Këto akuza i ka bërë prokuroja speciale, Katica Janeva, e cila tha se zotëron dëshmi se Presidenti, deputetët e Kuvendit dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Shkup janë zgjedhur në mënyrë jolegjitime.

“Vlerësojmë se zgjedhja e Presidentit, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe e deputetëve është vënë në pikëpyetje. Mendoj se të gjitha këto janë institucione jolegjitime dhe duhet t’i respektojnë hetimet e Prokurorisë Speciale për të zbardhur të vërtetën”, tha Katica Janeva, prokurore speciale.

Prokurorja Janeva ka paralajmëruar se, Prokuroria Speciale do t’i zgjerojë hetimet për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në manipulimet zgjedhore në Maqedoni.

“Sa i përket rastit ‘Titanik’, dua të them se hetimet do të zgjerohen edhe për persona të tjerë të dyshimtë. Nuk brengosemi aspak, nëse gjykata e pranon apo jo akuzën. Atje do të zhvillohet një betejë e veçantë dhe kur të vijë në rend dite, do të shohim sesi do të zhvillohet”, tha Katica Janeva.

Këto komente, Janeva i ka bërë gjatë një konference për luftën kundër korrupsionit, ku mori pjesë edhe prokurorja rumune e Drejtorisë për Antikorrupsionin, Laura Kovesi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.