🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,449 ▼ -3.14% ETH $2,004 ▼ -3.05% XRP $1.3388 ▼ -1.41% SOL $83.4700 ▼ -2.81%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Promovohet Strategjia dhe Plani i veprimit për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme promovoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020 për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se kjo Strategji përmbledhë për herë të parë në një dokument të gjitha fushat të cilat lidhen me zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera.

“Strategjia për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë,është hartuar në harmoni me standardet dhe politikat e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë dhe Ngrohjen Globale. Në këtë drejtim, Strategjia synon të forcojë edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar”, tha ministri Hyseni.

Hyseni siguroi mbështetje dhe përkrahje në zbatimin e kësaj Strategjie dhe inkurajoi edhe udhëheqësit tjerë të lartë të ofrojnë përkrahje të qëndrueshme, duke qenë se zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera ndikon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike, sociale si dhe  forcimin rendit dhe sigurisë publike.

Ministri Hyseni vuri në dukje se Strategjia për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë fokusohet në përmbushjen e katër objektivave strategjike: integrimi i zvogëlimit të rrezikut në politika dhe plane zhvillimore; fuqizimi i kapaciteteve për menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; krijimi i komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme nga fatkeqësitë si dhe vetëdijesimi dhe nxitja e institucioneve dhe subjekteve për rreziqet nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.