Pronat, Llalla takon krerët e institucioneve
Kryeprokurori Adriatik Llalla është takuar paraditen e së enjtes me krerët e disa institucioneve, për të diskutuar mbi çështjen e pronave, pak ditë pas prezantimit të reformës nga kryeministri Rama.
Mësohet se në takim kanë qenë të pranishëm drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako; drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato; si dhe përfaqësues të Avokaturës së Shtetit.
Takimi ka në fokus ngritjen e task forcës për verifikimin e pronave të përfituara me dokumente të falsifikuara.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.