🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,458 ▲0.28%
DOW 52,414 ▲0.39%
NASDAQ 25,210 ▲0.35%
NAFTA 84.33 ▲0.89%
ARI 4,100 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,892 ▼ -3.05% ETH $1,864 ▼ -3.02% XRP $1.0620 ▼ -2.56% SOL $73.1300 ▼ -2.14%
S&P 500 7,458 ▲0.28 % DOW 52,414 ▲0.39 % NASDAQ 25,210 ▲0.35 % NAFTA 84.33 ▲0.89 % ARI 4,100 ▼1.46 % S&P 500 7,458 ▲0.28 % DOW 52,414 ▲0.39 % NASDAQ 25,210 ▲0.35 % NAFTA 84.33 ▲0.89 % ARI 4,100 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Opinion

Propozimi i PS, sinteze e deshtimit te qeverisjes dhe mentalitetit autokratik.

për Reformën
Nga EDMOND HAXHINASTO

Harta e ndarjes territoriale e paraqitur nga PS i dha fund shpresës se të paktën kjo reformë do të bëhej në mënyrë bipartizane dhe me një qëllim të qartë: pushteti vendor të shkonte më pranë qytetarit për t’i ofruar shërbimet e tij. Në fakt, sinjalet për këtë përfundim përfaqësuesit e PS-së i dhanë të qarta që në fillim të punës së Komisionit për Reformën Administrative-Territoriale, të cilët, në vend që të reflektonin mbi pasojat e reformës territoriale të vitit 2014-2015, veçanërisht shpopullimin masiv të vendit, me 1 milion shqiptarë që kanë marrë rrugët e botës, e paraqitën atë si një sukses të madh, sukses të cilin e konfirmonte edhe “rezultati zgjedhor i vitit 2025”?! Absurditet i madh, por ja që, për të mbrojtur absurditetin, njeriu i shkretë përdor një absurditet edhe më të madh.

Unë jam i bindjes se, edhe kur ke objektiva partiake për të zbatuar, procesi i një reforme të rëndësishme si ajo administrative-territoriale, të paktën duhet të analizojë, shqyrtojë, debatojë e vlerësojë disa koncepte bazë që qëndrojnë në themel të funksionimit të pushtetit vendor. Mes të tjerave, kapacitetet për shërbime dhe funksionet, financat dhe qëndrueshmëria, distancat në territor nga qendra ku merren shërbimet, tradita dhe unitariteti i njësisë vendore, për të përmendur disa. Në fakt, asgjë e tillë nuk u diskutua në komision, të paktën si alternativë zgjidhjeje.

Gjatë dëgjesave me përfaqësues vendorë (përjashto përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë, që nuk denjuan të paraqiten te dëgjesat), u konfirmuan disa koncepte bazë, si ai se madhësia e bashkisë nuk është e rëndësishme dhe nuk ka lidhje me performancën e suksesshme të saj, si dhe se faktori kryesor është ai njerëzor, përkushtimi dhe aftësia e tij për të shërbyer.

Ndërkohë, propozimi i PS-së për më pak bashki, për përqendrim të funksioneve, shërbimeve dhe buxheteve (lexo: “parave”), zhvillohet në kontekstin kur disa nga shërbimet e pushtetit vendor, si furnizimi me ujë, trajtimi i mbetjeve urbane, zhvillimi i territorit, janë përqendruar edhe ato, në drejtim të kundërt nga sa bëri reforma e 2014-2015, sepse qëllimi i qeverisjes nuk ka qenë rritja e kapaciteteve njerëzore për të ofruar shërbime më të mira, por mbushja e personelit bashkiak me patronazhistë, si dhe përqendrimi dhe menaxhimi i investimeve/parave në pak duar. Problem i madh ky, jo vetëm i pushtetit vendor, por i gjithë strukturës qeverisëse. Jo më kot, ndër detyrat që i kanë vënë mazhorancës partnerët evropianë është decentralizimi i funksioneve të shumë agjencive (26 prej tyre), të cilat janë nën “sqetullën” e kryeministrit.

Këto, në fakt, janë edhe dy objektivat e propozimit të fundit të PS-së: qëllimi elektoral, krijimi i njësive të mëdha me bashkime bashkish, i japin avantazh zgjedhor PS-së; si dhe përqendrimi në pak duar “të sigurta” i parave për investime. Asnjë ndjeshmëri për qytetarin, distancat dhe kohën që ai duhet të përshkojë deri në qendrën bashkiake, ndonëse, në shumicën e bashkive, kemi katërfishin e kohës që i duhet një banori në vendet e BE-së të shkojë në qendrën e bashkisë.

Pa asnjë dyshim, propozimi PS-ist për shkrirjen e disa bashkive dhe zvogëlimin e numrit të tyre është produkt i mentalitetit autokratik se nuk ka rëndësi se çfarë duan qytetarët, nuk ka rëndësi cilësia e shërbimit që i ofrohet qytetarit, por se çfarë makinacionesh mund të shpiken për të fituar zgjedhjet. Dhe, sigurisht, mazhoranca akoma i ka formalisht votat për të miratuar çdo ligj dhe çdo makinacion.

(Bashkëlidhur, harta alternative e opozitës për ndarjen me 100 bashki)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.