🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,471 ▲0.44%
DOW 52,440 ▲0.44%
NASDAQ 25,270 ▲0.59%
NAFTA 84.78 ▲1.42%
ARI 4,100 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,854 ▼ -3.09% ETH $1,866 ▼ -2.8% XRP $1.0655 ▼ -2.32% SOL $73.2600 ▼ -1.78%
S&P 500 7,471 ▲0.44 % DOW 52,440 ▲0.44 % NASDAQ 25,270 ▲0.59 % NAFTA 84.78 ▲1.42 % ARI 4,100 ▼1.46 % S&P 500 7,471 ▲0.44 % DOW 52,440 ▲0.44 % NASDAQ 25,270 ▲0.59 % NAFTA 84.78 ▲1.42 % ARI 4,100 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

PD letër partnerëve ndërkombëtarë: PS i iku gjithëpërfshirjes për Reformën Territoriale

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare lidhur me Reformën Territoriale ku sipas tyre ka patur shkelje të konsensusit nga ana e PS.

Në letrën që mban datën 27 Korrik 2026, Bardhi sqaron se qasja e PS bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, me kërkesat e institucioneve evropiane, me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe me detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ashtu si në vitin 2014, ekziston rreziku që rishikimi i kufijve administrativë të përdoret për të realizuar një rikonfigurim territorial me ndikim elektoral, duke ndikuar rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme për kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe zgjedhjet parlamentare.

Ndryshimi i kufijve të bashkive dhe qarqeve pa marrëveshje politike, pa konsensus dhe pa një proces gjithëpërfshirës e transparent krijon në mënyrë të pashmangshme pasoja elektorale dhe avantazhe për shumicën në pushtet. Për këtë arsye, një reformë e tillë nuk mund të konsiderohet e qëndrueshme dhe as e pranueshme nga të gjitha palët politike”, shkruan Bardhi.

Në letrën e dërguar të hënën Bardhi kërkon që parnerët të ndërhyrjnë në këtë proces.

“Në mbrojtje të këtyre parimeve dhe në vijim të mbështetjes së vazhdueshme që institucionet Tuaja i kanë dhënë forcimit të demokracisë në Shqipëri, do ta vlerësonim çdo ndërhyrje apo apel publik drejtuar autoriteteve shqiptare dhe shumicës parlamentare për të rishqyrtuar këtë vendim, për të rivendosur mandatin e Komisionit të Posaçëm deri në tetor 2026 dhe për të garantuar përfundimin e Reformës Territoriale përmes një procesi plotësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në konsensus.

Cdo produkt i Komisionit, përpara se të miratohet nga seanca plenare e Kuvendit, duhet të jetë i certifikuar nga Komisioni i Venecias ose Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, si dy organizmat më të specifilizuara në këtë fushë”, thuhet në letrën e Bardhit.

Grupi Parlamentar i PD ka hartuar edhe një Raport të detajuar mbi sjelljen e mazhorancës në këtë proces, duke argumentuar se po shkelen parimet europiane për një reformë administrativo-territoriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.