☁️
Tiranë 28°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,296 ▲ +3.81% ETH $2,643 ▲ +4.96% XRP $1.4208 ▲ +6.31% SOL $111.9200 ▲ +5.03%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Politika

Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi sot investimin për ndërtimin e linjës 35 kV dhe nënstacionit elektrik në Bogë, një projekt që synon përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për zonën e Alpeve.

Karakaçi bëri të ditur se investimi po realizohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), në bashkëpunim me FSHZH, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit dhe mbështetjen e zhvillimit të zonave turistike malore.

“Ky është një investim në sistemin energjetik që i jep perspektivë furnizimit me energji elektrike të zonave turistike malore, si Razma, Reçi dhe Dedajt”, deklaroi ministri.

Sipas tij, punimet kanë avancuar me ritme të shpejta dhe aktualisht është instaluar edhe shtylla e fundit e linjës së re.

Projekti i ri që po zbatohet në bashkëpunim me FSHZH dhe linja e re 35 kV, me gjatësi 28 kilometra dhe me 90 shtylla, nga të cilat 89 janë instaluar. Ndërkohë kanë nisur punimet për ndërtimin e godinës së nënstacionit me të gjitha parametrat dhe standardet teknike dhe pritet që të vihet në funksion në fund të muajit shtator.

Ministri u shpreh se investimi do të zgjidhë një problem të krijuar nga mungesa e ndërhyrjeve ndër vite në këtë segment të rrjetit energjetik.

“Kjo pikë ka dy nënstacione, në Dedaj dhe Bogë, ndërsa linja tjetër në zonën e Alpeve shkon deri në Qafë Thore, që furnizohet nga një fider rreth 120 kilometra i gjatë, ndër më të gjatët në vend, tek i cili nuk është investuar ndër vite”, theksoi ai.

Karakaçi bëri të ditur se investimi në Bogë është një nga tre projektet kryesore që po zhvillohen në zonën e Alpeve.

“Shumë shpejt do të jetë investimi Bogë-Theth, me 22 kilometra linjë. Teksa është në procedurë edhe investimi i tretë, nënstacioni i Tamarës, që mbulon zona turistike në veriun e vendit, si Vermoshi dhe Lëpusha”, deklaroi ministri.

Duke folur për situatën e furnizimit me energji gjatë periudhës së temperaturave të larta, Karakaçi tha se rritja e konsumit kërkon monitorim të vazhdueshëm të rrjetit.

“Kemi hyrë në pikun e konsumit për shkak të temperaturave të larta. Në shumë rajone temperaturat në kabinat elektrike janë të larta dhe sfida jonë është përmirësimi i rrjetit, por edhe marrja e masave teknike për mirëmbajtjen. Ekipet janë në terren për çdo avari në kushtet e motit me temperatura të larta”, u shpreh Karakaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.