⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.83 ▲0.62%
ARI 4,135 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,403 ▼ -2.36% ETH $2,577 ▼ -4.39% XRP $1.4223 ▼ -4.95% SOL $116.3100 ▼ -3.45%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.83 ▲0.62 % ARI 4,135 ▼0.13 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.83 ▲0.62 % ARI 4,135 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve serbe në Kosovë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë propozuar një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Kamberi ka bërë të ditur se rezoluta paraqet një thirrje për ballafaqim me të kaluarën dhe për pranimin e fakteve të vërtetuara nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Sipas tij, dokumenti dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare të regjimit të atëhershëm serb.

“Rezoluta rikujton masakrat në Reçak, Mejë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Izbicë, Podujevë dhe shumë vende të tjera, si dhe ekzistimin e varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac dhe Kiževak”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka theksuar se në dokument kërkohet hapja e arkivave shtetërore dhe ushtarake, vazhdimi i hetimeve për personat e zhdukur dhe garantimi i së drejtës për të vërtetën dhe drejtësinë për familjet e viktimave.

Po ashtu, rezoluta dënon mohimin e krimeve të luftës dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar.

“Pranimi i së vërtetës dhe respektimi i viktimave nuk është dënim për qytetarët e Serbisë, por distancim nga politikat dhe strukturat përgjegjëse për krimet e kryera. Vetëm përmes pranimit të fakteve, drejtësisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen paqja e qëndrueshme, besimi dhe pajtimi ndërmjet popujve në rajon”, ka deklaruar Kamberi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.