🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 86.23 ▲3.39%
ARI 4,497 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,928 ▲ +0.13% ETH $2,477 ▼ -1.02% XRP $1.3872 ▼ -1.19% SOL $104.0600 ▼ -1.25%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 86.23 ▲3.39 % ARI 4,497 ▼0.73 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 86.23 ▲3.39 % ARI 4,497 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Politika

Protesta në ditën e 93-të, aktivistja: Mund të përshkallëzohen mënyrat sesi qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre

Duke folur nga sheshi i protestës për “Now me Erla Mëhillin”, aktivistja Edlira Çepani tha se mund të kemi edhe përshkallëzim të mënyrave sesi qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre, megjithëse u shpreh se ky është një skenar që ajo nuk e dëshiron.

Sipas saj, protesta prej 93 ditësh është një formë e një demokracie fluide, e cila po zhvillohet sipas qytetarëve në shesh dhe diasporës që i mbështet.

“Ka dhe mekanizma që janë më të rëndë sesa protesta, të cilët, nëse situata përshkallëzohet, mund të përshkallëzohen edhe mënyrat sesi qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre, siç kemi parë në gjithë botën, mosbindjen civile apo situata të tjera, që unë uroj, unë shpresoj që të mos ndodhin. Por janë dhe ato instrumente të demokracisë perëndimore që ndodhin kur qytetarët ndihen të lodhur dhe të pashpresë nga mosdëgjimi nga institucionet e tyre. Ajo që kemi kuptuar në këto 93 ditë është që protesta nuk ka skenarë, është formë fluide demokracie që shkon sipas qytetarëve që janë në shesh dhe diasporës që na mbështesin dhe ku dhe atje protestohet. Prej 93 ditësh në shesh ka grupe të ndryshme qytetarësh që janë bërë bashkë, ndërsa kanë shpresë për një Shqipëri të re dhe më të mirë. Nuk ka vetëm protestë, ka ide që rriten, ka demokraci që gatuhet. Qytetarët dalin në shesh kur nuk kanë mekanizma që të dëgjohet zëri i tyre, ndaj janë ende në shesh. Është një protestë për të ndryshuar komplet mënyrën, idenë dhe konceptin e qeverisjes. Sa i përket dorëheqjes, unë mendoj dhe besoj se kush mendon se kjo protestë është vetëm për dorëheqjen e një individi të caktuar, e ka kuptuar gabim. Por kjo është për shembjen e një sistemi të tërë, në të cilin qytetari nuk është në qendër dhe jo një protestë që të iki njeri dhe të vijë dikush tjetër”, tha Çepani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.