🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.23% ETH $2,259 ▲ +0.24% XRP $1.2470 ▼ -0.44% SOL $94.0000 ▼ -1.94%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Shqiptarja arratiset me të dashurin italian, prindërit: Do ta bëjmë jetën ferr nëse nuk kthehesh!

Një 20-vjeçare me origjinë shqiptare në Rimini të Italisë është larguar nga shtëpia për të jetuar me të dashurin e saj italian, por më pas dyshohet se është përballur me përndjekje dhe kërcënime nga prindërit e saj.

Sipas mediave italiane, prindërit, 44 dhe 47 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, nuk e kanë pranuar lidhjen e vajzës për shkak se partneri i saj nuk ishte mysliman. Për këtë arsye, ata dyshohet se e kanë përndjekur dhe kërcënuar për disa muaj, duke përfunduar nën hetim nga autoritetet italiane për përndjekje dhe kërcënime.

Familja shqiptare jeton prej vitesh në Rimini. Sipas dosjes hetimore, prindërit kishin vendosur rregulla të rrepta në familje, të lidhura me besimin fetar, përfshirë kufizime në mënyrën e veshjes, shoqërinë dhe mënyrën e jetesës së vajzës.

Situata ndryshoi pasi 20-vjeçarja u njoh me një bashkëmoshatar italian dhe nisi një lidhje me të. Fakti që i riu nuk ishte mysliman dyshohet se shkaktoi kundërshtimin e prindërve, të cilët i kërkuan vajzës t’i jepte fund marrëdhënies.

Përballë presionit, e reja vendosi të largohej nga banesa familjare dhe të zhvendosej në shtëpinë e të dashurit. Çifti u përpoq të mbante të fshehtë adresën, por sipas hetimeve, prindërit nisën të pyesnin të afërm, të njohur dhe bashkëkombës për të zbuluar vendndodhjen e tyre.

Mesazhet kërcënuese

Sipas dosjes së hetimit, pasi zbuluan adresën, prindërit nisën t’i dërgonin vajzës mesazhe të vazhdueshme, duke i kërkuar të kthehej në shtëpi.

Në disa prej mesazheve, sipas mediave italiane, kishte edhe kërcënime. Në njërin prej tyre thuhej: “Mund të të gjej edhe sikur të shkosh në Hënë, sepse familjet shqiptare janë të gjitha të bashkuara”.

Në një tjetër mesazh, sipas raportimeve, shkruhej: “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferr.”

Përballë situatës, çifti iu drejtua Policisë së Riminit dhe bëri denoncimin e parë. Por, sipas raportimeve, presioni nuk u ndal.

Në një moment, prindërit i dërguan vajzës një fotografi ku babai shfaqej në rrugën ku ndodhej banesa e çiftit. Për 20-vjeçaren dhe partnerin e saj, ky episod ishte një tregues se prindërit kishin zbuluar vendndodhjen e tyre.

Pas kësaj, ata bënë një denoncim të dytë dhe kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve për të parandaluar afrimin e prindërve pranë banesës.

Episodi i majit

Sipas hetimeve, episodi më i rëndë ka ndodhur në maj të vitit 2026, kur dy prindërit shkuan në banesën ku jetonte çifti dhe dyshohet se hynë pa leje.

Sipas mediave italiane, situata rrezikoi të përshkallëzohej në konflikt fizik. Dy të rinjtë arritën të futeshin në një dhomë, e mbyllën derën me çelës dhe telefonuan policinë, duke shmangur përplasjen.

Ky episod u përfshi në dosjen hetimore dhe, sipas raportimeve, forcoi dyshimet e Prokurorisë së Riminit.

Prokurori Davide Ercolani ka vendosur të procedojë penalisht dy prindërit, të cilët ndodhen në gjendje të lirë dhe akuzohen për përndjekje dhe kërcënime.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve. Ndërkohë, çifti i ri kërkon të vijojë jetën i qetë, larg presioneve dhe kërcënimeve që, sipas denoncimeve, kanë zgjatur për disa muaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.