🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,447 ▼ -3.28% ETH $2,005 ▼ -3.01% XRP $1.3382 ▼ -1.59% SOL $83.4300 ▼ -2.98%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Protestë e dhunshme në Lazarat, plagosen me gurë tre efektivë policie

policiaQëllohen më gurë efektivët e policisë që po shërbenin në Lazarat, tre prej tyre përfundojnë në spital. Shkak është bërë një protestë e zhvilluar nga nxënësit e shkollës së mesme të Lazaratit, të cilët nuk donin prezencën e patrullave policore në fshat.

Njoftimi për protestën ishte bërë një ditë më parë, ku u tha se ajo do të ishte paqësorë. Sapo nxënësit janë grumbulluar në qendër të fshatit, aty janë afruar edhe banorë të zonës dhe mjaft të revoltuar kanë nisur që të qëllojnë me gurë në drejtim të shërbimeve policore. Si pasojë e kësaj, tre prej efektivëve kanë përfunduar në spital, pasi kanë marrë plagë në në pjesën e kokës dhe shpatullave.

Burimet bëjnë me dije se polica nuk i është përgjigjur revoltës së dhunshme të banorëve të Lazaratit. Ndërkaq prej revoltës së shfaqur ndaj uniformave blu, thuhet se është dëmtuar një automjet i policisë. Ai ka pësuar dëmtime të shumta dhe xhami i parëm është thyer. Prezenca e policisë në Lazarat ka qenë e pranishme edhe pas aksionit antikanabis, i ndërmarrë në muajin qershor të këtij vitit.

Rreth 800 forca policia morën pjesë në Lazarat, për asgjësimin e marijuanës dhe arrestimin e grupeve kriminale. Operacioni më i rëndësishëm në vend, u raportua nga shumë medie vendase dhe ndërkombëtare.

Ndonëse aksioni u shoqërua më sulme të armatosura, fatmirësisht nuk pati viktima. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjete të blinduara të policisë dhe shërbimet e specializuara të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ato bënë të mundur normalizimin e situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.