Kronika

Protokoll bashkepunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ne fushen e rendit dhe sigurise

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe homologja i tij maqedonase, Gordana Jankulovska, nënshkruan sot në Tiranë një protokoll bashkëpunimi në fushën e rendit dhe sigurisë.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur me këtë rast, ministri Tahiri theksoi se ky bashkepunim ka për qëllim t’u vije në ndihmë të qytetarëve shqiptarë dhe atyre maqedonas të cilët kërkojnë të kalojnë kufirin. “Shqipëria dhe Maqedonia ushqejnë prej kohësh një marredhënie mirëkuptimi dhe sot kjo marredhënie është shtrirë edhe më tej. Ne gjatë takimti me znj, Jankulovska diskutuam mbi projekte të përbashkëta në fushën e rendit dhe sigurisë, si dhe ndamë mendime të njëjta sa i takon krijimit të lehtësirave për turistët e vendeve tona “, theksoi Tahiri.

Ai bëri të ditur se për të pasur një bashëkepunim sa më të shëndoshe, dy ministrat ranë dakord që të ngirhet grupe të përbashkëta pune për të analizuar problematikat. “Gjatë diskutimeve duke qasur dhe problemet e luftës kundër terrorizmit etnik dhe fetar, vendosëm që për t’i ardhur në ndihmë sigurisë dhe rendit të qytetarëve tanë, të ngremë grupe pune me tekniciene të të dy policive për te intensifikuar punën për identifikimin e problematikave si dhe përcaktimin strategjive për tejkalimin e tyre”, theksoi Tahiri.

Tahiri theksoi se marrëveshja e nënshkruar të premten është e fokusuar tek turistët dhe ka në thelb bashkepunimin policor gjatë sezonit veror dhe fluksit të madh turistik. “Duke marrë frymëzim nga praktika e ndjekur me Republikën e Kosovës ne vendosëm që të bashëkpunojmë me Policinë e Maqedonisë për sezonin turistik, duke i ofruar qytetarëve shqiptare dhe atyre maqedonas lehtësite e nevojshme për kalimin e kufirit dhe garantimin e sigurisë së nevojshme gjatë qendrimit tek vendi mik”, nënvizoi ministri i Brendshëm shqiptar.

Tahiri theksoi se Protokolli i firmosur sot hyn në fuqi vitin ardhshëm. “Ne vendosëm të shtojmë e intensifikojmë shkëmbimin e informacionit në këtë drejtim, çka do e bënte edhe më të vlefshëm, duke parë që Shqipëria është pjesë e EUROPOL me të drejta të plota”.

Në ttë njëjtën linjë u shpreh dhe homologia e tij, ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska, e cila falenderoi ministrin Tahiri për iniciativën e marrë në propozimin e kësaj marrëveshje. “Ky takim dhe kjo marrëveshje është dëshmi e qartë e mardhënieve pozitive mes dy vendeve. Si dy shtete fqinjë ndajmë të njëjtin mendin në fushën e rendit dhe sigurisë. Duke u nisur nga bashkëpunimi dhe marredhëniet e ngirtura deri më sot, po ashtu dhe nga objektivat e përbashkëta sa i takon rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Europian, ne mendojnë se një përmrëism i marredhënieve reciproke, një intensifikim i punës së përbashkët, do të rriste efektshmërinë e punës sonë në rajon”, tha Jankulovska.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button