PS: Dritan Leli, kandidat për Bashkinë e Vlorës, Floriana Koka për Sarandën
Partia Socialiste zyrtarizon kandidaturat e saj për Bashkinë e Vlorës, Sarandës dhe Himarës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Pas takimit konsultativ të kreut socialist Edi Rama me deputetë të qarkut të Vlorës, deputetja Valentina Leskaj bëri publikë për mediat emrat.
“PS do të paraqesë në tryezën e aleancës, kandidaturën e Dritan Lelit për Bashkinë e Vlorës, kandidaturën e Floriana Kokës për Bashkinë e Sarandës dhe kandidaturën e Gjergj Goros për Bashkinë e Himarës”, njoftoi Leskaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.