☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,553 ▼0.81%
DOW 45,791 ▼0.5%
NASDAQ 21,817 ▼1.24%
NAFTA 97.26 ▲1.79%
ARI 4,589 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,770 ▲ +0.71% ETH $2,134 ▲ +1.21% XRP $1.4364 ▲ +0.41% SOL $88.8800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,553 ▼0.81 % DOW 45,791 ▼0.5 % NASDAQ 21,817 ▼1.24 % NAFTA 97.26 ▲1.79 % ARI 4,589 ▼0.36 % S&P 500 6,553 ▼0.81 % DOW 45,791 ▼0.5 % NASDAQ 21,817 ▼1.24 % NAFTA 97.26 ▲1.79 % ARI 4,589 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

PS finalizon 6 ndryshimet në statut, nga mandati i kryetarit te rroga për drejtuesit e degëve

aSocialistët kanë finalizuar 6 ndryshimet statutore që do të votohen në Kongresin e 19 marsit. Më i rëndësishmi ka të bëjë me mandatin e kryetarit të partisë, ndërkohë që drejtuesit e degëve do të përfitojnë një trajtim të posaçëm financiar.

Grupi i punës për ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste, duket se ka finalizuar 6 ndryshimet që do t’i bëhen librit të rregullave më të cilin kjo parti ka zgjedhur të funksionojë. Ndryshimi i parë dhë më i rëndësishmi është mandati i shumëpërfolur i kryetarit, i cili tashmë do të sanksionohet në statut se kur fiton zgjedhjet parlamentare automatikisht merr edhe një rinovim të mandatit në drejtimin e partisë. Në rastet, kur partia nuk fiton zgjedhjet, mbetet varianti i zgjedhjeve përmes anëtarësisë me parimin një anëtar një votë.
Ky ndryshim që pritet të miratohet në Kongresin e 19 marsit, duket se synon të fusë në shinat e ligjshmërisë statutore mandatin e Edi Ramës, i cili ka skaduar shtatorin e vitit 2013. Sipas rendit të ditës të miratuar nga Asambleja e PS-së korrikun e kaluar, në Kongres nuk parashikohet të ketë asnjë votim për kryetarin, as nga anëtarësia dhe as nga delegatët.
Tjetër ndryshim domethënës në statutin e PS-së ka të bëjë me kryetarët e degëve. Nga njëra anë, këta nuk mund të jenë më as deputetë dhe as ministra, nga ana tjetër kryetarët e degëve do të paguhen nga partia enkas për këtë detyrë.
Me ndryshimet statutore, Asambleja pritet të marrë më shumë kompetenca përsa i përket koordinimit të punëve në parti, si dhe kontrollit ndaj qeverisjes në të gjitha nivelet.
Numri i degëve pritet të reduktohet në 61, duke ndjekur numrin e bashkive në ndarjen e re administrative territoriale. Pritet gjithashtu që të zyrtarizohet edhe një nivel i ri i funksionimit të partisë në rajone, skemë mbi të cilën PS po punon prej disa muajsh duke ndarrë territorin në rajonet Shkodër-Kukës, Lezhë-Dibër, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.
Në përfundim, i ashtuquajturi Libri i Rregullave përbën ndryshimin e fundit në statut dhe synon të rregullojë marrëdhëniet e degëve me qendrën, funksionimin e grupit parlamentar dhe marrëdhëniet mes tij e ministrave, si dhe organe të tjera kolegjiale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.