⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,675 ▼1.06%
DOW 52,847 ▼0.02%
NASDAQ 26,165 ▼2.01%
NAFTA 98.46 ▲1.35%
ARI 4,069 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,675 ▼ -3.43% ETH $2,399 ▼ -4.46% XRP $1.3246 ▼ -3.99% SOL $104.7000 ▼ -3.46%
S&P 500 7,675 ▼1.06 % DOW 52,847 ▼0.02 % NASDAQ 26,165 ▼2.01 % NAFTA 98.46 ▲1.35 % ARI 4,069 ▼1.96 % S&P 500 7,675 ▼1.06 % DOW 52,847 ▼0.02 % NASDAQ 26,165 ▼2.01 % NAFTA 98.46 ▲1.35 % ARI 4,069 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Pse Berisha kërkon 100 bashki?

Nga Ylli Pata

Nga viti 2015 Shqipëria ka 61 bashki, të cilat erdhën e u kthyen në realitet administrative nga një reformë territoriale, e cila nuk e pati(për dëshirën e saj) autorësinë e Partisë Demokratike.

Bashki, të cilat, parë një me një, mund të kenë ndonjë biguitet, por ë jitha këto bashki janë qytete reale dhe me histori në vend, jo në historinë e hershme, por edhe atë të vjetër e më gjerë.

Asnjë bashki, qoftë edhe ekzagjerimet që mund të kenë ardhur si pasojë e një kompromisi politik, si për shembull disa njësi të ofruar për minoritetet që nga Pusteci e deri te Finiqi, ata nuk janë artificiale. Kanë ekzistuar, nuk janë krijuar si pasojë e frymës politike të sistemeve.

Megjithatë, në këto 11 vjet, një pjesë e këtyre njësive vendore, për të mos thënë shumë nuk ja kanë dalë të jenë a justifikojnë të zonjat të mbijetojnë. Duke sjellë me arsye, diskutimin e një ribërje të hartës administrative.
Por PD me zërin e bashkëkryearit të reformës territorial kërkon së paku 100 bashki.

Një fiksim që PD, e jo vetëm ajo por edhe establishment opozitar që e ngre gjithë këto vite si një mundësi që Shqipëria të ketë një pluralizëm, një mundësi që opozitë të kapë mundësinë që mazhoranca ja ka ndaluar me reformën e 2015-ës.

Po është e vërtetë kjo? Që reforma territorial e ka ndaluar PD-në që të marrë votat e saj? Ka shumë, që e shtrojnë këtë tezë, çuditërisht deri tani pa argumente. Vota është univerdale. PD insiston në tezën e saj se PS fiton nga ndarja e 2015-s. Megjithatë, kur bëhen zgjedhjet, votat janë në numër, ku diferenca është votë për votë. Shqipëria spanjolle e hartës elektorale Berisha-Rama e 2008-s, ka pasur raste ku votat kanë qenë rrotë më rrotë. Por vetëm njëhërë; në 2009-n.

Po atëherë pse PD kërkon 100 bashki? Dhe kush do të jenë këto 100, a thua se janë dalmatët pullëzinj që hynë në kasaphanën e Crudeljas ë përrallën e famshme të Disney që donte tu merrte lëkurën për t’I bërë peliçe?

Përgjigja është e thjeshtë! PD kërkon një ditore në tavolinë sipas hartës që ajo e konsideron të lehtë për të fituar. Përkatësisht nuk kërkon Tiranën por një njësi më të lehtë, përshembull Paskuqann që e do të ndarë nga Kamza.

Ish-Komunat e para 2015 nk jnë gjë tjetër vetëm rudiment e këshillave të bashkuar të komunizmit, që nuk ishin pushtet vendor, veçse leva këshilluese të Komuteteve Ekzekutive. Të cilët ishin 33, pra më pak se 61.

I bie që ishim mirë kur ishim keq. Gjithsesi përgjigja s’ka nevojë për mundim: PD kërkon 100 bashki thjeshte se mund të marrë disa, po a mund të mbijetojnë ato? Kjo ëshë pyetja!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.