Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.96 ▲2.35%
ARI 4,490 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,328 ▼ -3.05% ETH $1,887 ▼ -4.6% XRP $1.2438 ▼ -1.4% SOL $75.6100 ▼ -4.23%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.96 ▲2.35 % ARI 4,490 ▼0.65 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.96 ▲2.35 % ARI 4,490 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

“Shqiptari gjakun ta fal por suksesin jo”, Çollaku tregon kur ndodhi çarja e madhe mes Kurtit dhe Osmanit

Këshilltari i ish-presidentes së Kosovës, Kreshnik Çollaku, ka folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe krisja e marrëdhënieve mes Vjosa Osmanit dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Çollaku evidentoi një moment i cili sipas tij solli thyerjen e madhe mes tyre.

Ai thekson se momenti i anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes me ndihmën dhe kontributin e Osmanit solli thyerjen mes tyre teksa shtoi se kjo u kuptua edhe nga qytetarët.

“Ishte pjesëmarrja e Vjosës dhe anëtarësimi i Kosovës për shkak të Vjosës në Bordin e Paqes. Unë aty po ju them si dëshmitar, ndjeva një thyerje të fortë. Publiku mund të ketë lexuar thyerje jo kaq fortë sa ne që ishim brenda, por një dallim dukej.

Pra, shumë mund të kujtojë entuziazmin me të cilën Vijosa, presidenca u angazhua, tensioni dhe nga ana tjetër, ka qenë një temë për shembull në atë kohë në Prishtinë me gazetarët pyesnin pse nuk po flet kryeministri. Kurti iu qas në formë të ftohtë.

Nëpër çdo studio dhe çdokush në Prishtinë, por dhe ju atje keni të drejtë të bëni analizën tuaj. Ka njerëz që e vlerësojnë për këtë që ju thatë, një lloj xhelozie. Madje unë në Kosovë mësova, në Prishtinë mësova dhe një shprehje në Shqipëri s’e kisha dëgjuar që: “Shqiptari gjakun ta falë, por suksesin jo”. Shumë e dedikojnë dhe një lloj kështu xhelozie personale, disa e dedikojnë një lloj rivaliteti në marrëdhënie ndërkombëtare.

Unë në vlerësimin tim mendoj që këtu ka një përplasje të fortë të dy formimeve politike dhe ideologjike. Secili në të drejtën e vet. Çfarë unë fajësoj është mungesa në thonjëza apo dhe pa thonjëza e ndershmërisë për ta thënë këtë dhe për ta ndërprerë këtë udhëtim nga ana e zotit Kurti, në këtë rast. Por unë mendoj që aty ishte një përplasje e fortë e dy vektorëve”, tha ai ndër të tjera Çollaku në Euronewsalbania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.