Opinion

Pse profesor Ethem Ruka po bëhet qesharak?!

Gazetari Klodian Tomori publikoi një koment të bërë nga profesor doktor Ethem Ruka, dikur ish-ministër Arsimi, tashmë rektor i Universitetit Luarasi.

Profesori i nderuar, ish-deputeti i PS-së, e krahasoi Edi Ramën me Hossmanin, njeriun që ndërtoi Parisin, një arkitekt i famshëm.

Shënim/ Pse profesor Ethem Ruka po bëhet qesharak?!

PAK NJOHURI RRETH Georges-Eugène Haussmann

Georges-Eugène Haussmann, i njohur si Baron Haussmann, ishte një zyrtar francez që shërbeu si prefekt i Seine në vitin 1803, i zgjedhur nga Emper, Napoleoni III për të kryer një program masiv rinovimi urban të bulevardeve të reja, parqeve dhe veprave publike në Paris, të quajtura si rinovimi i Parisit nga Haussmann. Kritikët e detyruan dorëheqjen e tij, por vizioni i tij për qytetin ende dominon Parisin qendror.

Napoleoni III dhe Haussmann nisën një seri projektesh të mëdha të punëve publike në Paris, duke punësuar dhjetëra mijëra punëtorë për të përmirësuar kanalizimet, furnizimin me ujë dhe qarkullimin e trafikut të qytetit.

Shënim/ Pse profesor Ethem Ruka po bëhet qesharak?!

Georges-Eugène Haussmann

Napoleoni III instaloi një hartë të madhe të Parisit në zyrën e tij, të shënuar me vija me ngjyra ku donte të ishin bulevardet e reja. Në njëfarë mase sistemi i bulevardit ishte planifikuar si një mekanizëm për vendosjen e lehtë të trupave dhe artilerisë, por qëllimi i tij kryesor ishte të ndihmonte në lehtësimin e bllokimeve të trafikut në një qytet të dendur dhe të ndërlidhte ndërtesat e tij historike.

Ai dhe Haussmann takoheshin pothuajse çdo ditë për të diskutuar projektet dhe për të kapërcyer pengesat dhe kundërshtimet e mëdha me të cilat u përballën ndërsa ndërtuan Parisin e ri.

Rikthehemi te Profesor Ruka

Në fakt, Tomori më pas këtë reagim të profesor Rukës e ironizoi dhe theksoi se po ta shikojë hollë-hollë nga arkitektura Tirana ia kalonte dhe Parisit dhe profesori duhet të kishte thënë se Rama qëndronte pak më lart se Houssmann-i.

Shënim/ Pse profesor Ethem Ruka po bëhet qesharak?!

Kryeministri Edi Rama

Ironia e gazetarit shkon dhe te fakti se pritet që Skënder Gjinushi kreu i Akademisë së Shkencave ta krahasojë Edi Ramën me Ajnshtajnin.

Ironia mund të vazhdojë më tej duke e krahasuar Ramën me Ronaldon e Brazilit si futbollist e me radhë.

Në fakt gjithë ironia e gazetarit apo shprehja e profesor Rukës përtej asaj që mund të quhet servilizëm deri në neveri ndaj kryeministrit në detyrë, ka të bëjë me një detaj tjetër.

Profesor Ruka është rektor i Universitetit Luarasi në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu.

Shënim/ Pse profesor Ethem Ruka po bëhet qesharak?!

Irfan Hysenbelliu

Mesa duket tashmë Irfani është tërhequr nga betejat e tij me qeverinë, nga lufta për ta rrëzuar Edi Ramën, me betejat e tij si Berluscon mediatik dhe fatkeqësisht një ish-ministër Arsimi, deputet, intelektual si profesor Ruka ta kthejë në qesharak dhe të fillojnë t’i lëpihen apo servilosen kryeministrit që t’i ndihmojë, t’i mbështesë, t’i çojë përpara bizneset e Irfanit, borxhet e tij, milionat e eurove të papaguara si taksa për të shpëtuar mediat e Berluscon-it shqiptar me emrin Irfan Hysenbelliu,  njeriu që është liberatori politik, mentori që ndriçon mendjet që do sjellin përmbysjen e madhe politike në vend.

Qesharake, të mjerueshme dhe të dhimbshme aq sa dhe krahasimi i profesor Rukës./ CNA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button