🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▲ +0.43% ETH $2,051 ▼ -0.01% XRP $1.3177 ▲ +0.1% SOL $80.2400 ▲ +1.35%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pse u zhytën ndërtesat në tokë? Eksperti italian: Terrenet ranore dhe me ujë e humbin shpejt rezistencën

Toka vazhdon të dridhet në Shqipëri. Këtë mëngjes, një tërmet i ri goditi bregdetin verior shqiptar.
Epiqendra u identifikua po në të njëjtën zonë të vendit të prekur gjashtë ditë më parë nga një tërmet i dhunshëm që shkaktoi vdekjen e 51 personave, njëzet e gjashtë prej tyre në Durrës.

Të gjitha viktimat u gjetën nën rrënojat e pesë ndërtesave: dy hotele në skajin jugor të Golemit, Villa Palma dhe Miramare, dhe tre ndërtesa, në njërën prej të cilave tetë ishin të vdekur, thotë shtypi Italian duke bërë kështu dhe një përmbledhje te situatës.

Vijimësinë sizmike në Shqipëri, profesor Alessandro Michetti, docent i Gjeologjisë në Universitetin e Insubrias, dhe një ekspert i specializuar për rrezikun sizmik në rajonin e Mesdheut, e shpjegon duke thënë se tërmete të tillë të fortë shkaktojnë modifikim të ambjentit, duke lënë “gjurmët” e tyre në territor.

“Nuk i ndalojmë dot tërmetet që të ndodhin, dhe jemi ende larg mundësisë për t`i parashikuar”, thotë Michetti.

“Por ajo që mund të bëjmë, “ shton ai, “është të studiojmë shenjat e lëna nga sizmat e mëparshme për të ndërtuar një histori evolutive të zonës, duke identifikuar pikat më kritike”.

Mediat italiane përmendin edhe fenomenin e daljes së ujit nga tërmeti, duke kujtuar se pas një tërmeti që kapërcen magnitudën 4,2, ekziston mundësia që disa terrene ranore dhe të pasura më ujë ta humbasin shpejt rezistencën, duke bërë që të zhyten ndërtesat e ndodhura mbi to. Në tërmetin e Shqipërisë, thotë njëri prej shkrimeve, ishin të shumta godinat që ranë sepse janë ndërtuar në terrene të tilla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.