⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.32 ▼0.73%
ARI 4,486 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $64,300 ▼ -3.79% ETH $1,817 ▼ -2.46% XRP $1.2035 ▼ -0.98% SOL $71.8500 ▼ -3.36%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.32 ▼0.73 % ARI 4,486 ▲0.43 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.32 ▼0.73 % ARI 4,486 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
04 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Pse vazhdojmë të paguajmë për inceneratorët?

Kompani nën hetim dhe që përfitojnë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Ekonomi në krizë, inceneratorët në sekuestro dhe nën hetim, por pagesat vazhdojnë. Kjo dukuri ka marrë shpjegime dhe komente të ndryshme nga aktorë të jetës politike dhe publike shqiptare.

Por si qëndron e vërteta? Çfarë gabimi kanë bërë administratorët publikë dhe thesari i shtetit që kanë paguar dhe paguajnë miliona euro si pagesa të kryera për llogari të inceneratorëve.

Radio Televizioni Publik kërkoi informacion zyrtar dhe iu referuar thesarit të shtetit për të parë se sa pagesa janë kryer për një vit kalendarik, janar – dhjetor 2022 apo edhe për këtë periudhë të vitit 2023.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera e financimit të tyre, deri në fund të 2022, shënon rreth 100 milionë euro.

Nga këto, 1.43 miliard lekë ka paguar thesari për Inceneratorin e Tiranës. Pagesat për këtë koncesion kanë filluar që në vitin 2018 dhe, deri në fund të 2022, nga Buxheti i Shtetit janë paguar total 6.12 miliard lekë.

Shoqëria koncesionare e inceneratorit të Fierit, ka transaksione thesari gjatë vitit 2022 në vlerë 376 milion lekë. Kontrata për Iceneratorin e Elbasanit tashmë e ka përfunduar edhe ciklin e arkëtimeve nga Buxheti i Shtetit.

Përse po paguhen shuma të tilla nga buxheti, kur këto koncensione janë nën hetim apo nën sekuestro?

Ekspertët e Ministrisë së Financave dhe ATRAKO deklarojnë, jashtë kamerave, se pagesat do të vijojnë edhe në ta ardhmen, për shkak se kontratat koncensionare nuk janë anuluar, pavarësisht hetimeve.

Sipas tyre, në kontratat në fjalë përcaktohet detyrimi i institucioneve për të paguar një tarifë për çdo ton mbetje të depozituar në landfill. Dhe se nuk mund të anulohet asnjë nga kontratat, pa pasur një dënim të formës së prerë.

Prej së paku katër vitesh, tre inceneratorët, i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës renditen në krye të listës së investimeve qeveritare për nga vlerat e larta të financimit.

Të bën përshtypje se, në ndryshim nga kontratat e tjera koncensionare, për shembull ajo e markimit të karburanteve, pullave fiskale, skanimit apo të tjera të ngjashme, për të cilat është kërkuar prishja e njëanshme e kontratës, apo anulimi i tyre, për kontratat e inceneratorëve nuk ka asnjë kërkesë publike për prishjen e kontratave, pavarësisht mbajtjes së tyre nën hetim dhe sekuestro.

Në të tilla kushte nuk ka asnjë mundësi ligjore të anulohen, pezullohen apo të mos paguhen detyrimet miliona euroshe të kontratave koncensionare të inceneratorëve!

Gazetar: Bardh Sejdarasi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.