Rajoni

Publikohet letra lamtumirëse e Gjeneral Praljak, ja çka shkruante para se të vdiste

Slobodan Praljak, i cili u vetëvra nga helmimi pas vendimit të gjykatës së Hagës, ka lënë një letër lamtumire pas tij, shkruan “Večernji list”.

Sipas këtij mediumi një letër lamtumire u gjet në shtëpinë e familjes së Praljakut në Zagreb, në të cilën ai kishte dëshirën e tij të fundit. Letra u vulos me një shënim për të hapur në rast të vdekjes së tij dhe u shkrua dy vjet më parë, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk dua që të kem një varr, dua të me digjni dhe hirin tim ta dërgoni në Mirogoj (Vend ku janë të varrosur dëshmoret e ushtrisë kroate)”, thuhet pjesërisht në letrën e zbuluar të cilën ai e shkroi vetë.

Praljak, i cili ishte shefi i Shtabit të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO), u dënua me 20 vjet burg, pas të cilës ai u ngrit, tha se ai e hodhi poshtë vendimin e gjykatës së Hagës duke pirë më pas helm nga një gotë e vogël që mbante në gjepin e tij.

“Slobodan Praljak nuk është një kriminel lufte, por më vjen keq që duhet të hedh poshtë vendimin tuaj”, ishin fjalët e fundit të gjeneral Praljak.

Avokati i tij, Nika Pinter ka treguar për mediat kroate se çka ka biseduar me klientin e tij para se të shkonin në gjykatë, transmeton Indeksonline.

“E kam shumë të vështirë të kaloj natën pa menduar për të. Praljak vendosi me qëllim të pinte helm pasi ai nuk mund të lejonte vetën që të cilësohej si kriminel qoftë edhe për një orë. edhe sikur të ishte dënuar vetëm për një vrasje,, ai prapë do të bënte të njëjtën gjë. Ai ishte i tillë, ai nuk donte të pranonte një gjykim të tillë, sepse ai nuk ishte komandant zyreje popr ishte në fushë. Qëndrimi i tij ishte që ku është ai nuk do të kishte krime luftë. Ai nuk mund të pranonte që të përfundoj si i dënuar”, ka thënë avokati Pinter.

Avokatët tjerë që ishin të pranishëm në sallë thanë se nuk e kanë parë kur kroati piu helmin pasi që ishin paralelisht me të të ulur në sallë.

Ndërkohë ajo që ka pirë Praljak është akoma e panjohur vetëm se dihet që kishte substanca vdekjeprurëse.

Sipas avokatëve, Praljak në një mënyrë paralajmëroi se nuk do të pranonte vendimin nëse shpallet fajtor, duke mos përjashtuar vetëvrasjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button