Kronika
Pukë, eksploziv hidrocentralit, pranga autorëve
Policia në Pukë ka vënë në pranga këtë të enjte dy persona, të cilët dyshohet të jenë autorë të një ngjarjeje me eksploziv.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku një sasi eksplozivi iu vendos një hidrocentrali lokal, pronë e një shtetasi.
Për arsye hetimore policia nuk ka publikuar identitetet e dy të arrestuarve, por ka zbardhur motivet e veprimit të tyre.
Sipas policisë, shkak është bërë konflikti për shfrytëzimin e ujit mes banorve të fshatit dhe pronarit të hidrocentralit.