☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,101 ▲ +0.25% ETH $2,288 ▲ +1.99% XRP $1.3562 ▲ +0.02% SOL $85.0200 ▲ +0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pushimet e gripit/ Ministria e Arsimit: Si do zëvendësohen orët e mësimit në shkolla

Ministria e Arsimit ka hartuar një plan konkret mbi mënyrën sesi do të bëhet zëvendësimi i orëve të mësimit të parealizuara për shkak të mbylljes së shkollave nga moti i keq.

Në një prononcim për ATSH-në, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj u shpreh se është ngritur grupi i punës nga ministria në bashkëpunim me drejtoritë rajonale arsimore.

Ajo sqaron se nuk ka ende një vendim të plotë por në drejtoritë rajonale janë dërguar plan orientues lidhur me zëvendësimin e orëve që kanë mbetur pa u realizuar për shkak të ditëve të pushimit nga moti i keq.

Është bërë një plan konkret sesi do të veprohet por ende nuk është marrë një vendim i plotë. Në bazë të programit të secila shkollë do të llogarisë orët e humbura  dhe sipas një grafiku do të bëhet zëvendësimi i tyre që mund të jetë edhe gjatë ditëve të shtuna por ky zëvendësim do të shtrihet përgjatë tërë vitit. Secila shkollë do të përgatisë një program të plotë, pra një grafik sesi do të bëjë të mundur zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit, të cilën do t’ja dërgojë më pas Ministrisë së Arsimit.  Aktualisht, grupet e punës të ngritura nga MAS në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale janë në terren duke vëzhguar situatën”, tha zv/ministrja Malaj.

Mbyllja e çerdheve, kopshteve, shkollave erdhi pas vendimit të dates 3 janar të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u vendos shtyrja e datës së fillimit të shkollave për shkak të situatës gripale në vend dhe qeveria vijoi masat parandaluese duke caktuar tre ditë të tjera pushimi.

Këshilli i Ministrave vendosi të martën që të caktojë ditë pushimi datat 4, 5 dhe 6 janar, për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur dhe që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, të cilët janë nëpunës civilë apo punonjës të tjerë të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Më pas erdhi vendimi i dytë i Ministrisë së Shëndetësisë, më date 7 janar për  mbylljen e shkollave deri më 14 janar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.