⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,796 ▼ -0.23% ETH $2,235 ▲ +0.11% XRP $1.1611 ▼ -2.89% SOL $89.6500 ▼ -1.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Putin: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së

Presidenti rus Vladimir Putin e ka lidhur performancën e fortë të partisë së ekstremit të djathtë gjerman Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e fundit rajonale në shtetin e Saksonisë-Anhalt me ​​gabimet e vendeve perëndimore.

Çdo gjë që po ndodh tani në Evropë është rezultat i gabimeve sistematike nga shtetet perëndimore në politikë, siguri dhe ekonomi , tha Putin gjatë një bisede me gazetarët në Nju Delhi.

Ai akuzoi gjithashtu qeveritë evropiane për provokimin e konfliktit të hapur me Rusinë dhe për shqetësimin e qytetarëve të tyre, duke thënë se kjo u reflektua në rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani.

AfD fitoi një rekord prej 43.8% të votave të dielën në Saksoni-Anhalt, shumë pak se të siguronte shumicën absolute.

Njerëzit në vendet evropiane e kuptojnë se çfarë po ndodh, tha Putin, duke shtuar se ai beson se kjo është arsyeja e rezultateve në Gjermani.

Putini është në Indi për samitin e BRICS këtë fundjavë.

Rusia nuk kërcënon vendet evropiane dhe nuk ka arsye të përplaset me to, tha gjithashtu Putin, duke shtuar se të gjitha këto çështje janë zgjidhur që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, Putini kishte deklaruar para pushtimit rus të Ukrainës se Moska nuk po planifikonte një luftë, thekson Agjencia Gjermane.

Presidenti rus argumentoi se, përkundrazi, janë vendet evropiane ato që po çojnë drejt konfliktit.

“A duan të rishikojnë rezultatet e Luftës së Dytë Botërore? Ku po i shtyjnë popujt e vendeve të tyre? Drejt një lufte me Federatën Ruse?” tha Putin.

“Ata tani po thonë se po mendojnë se si mund të dërgojnë trupa në territorin ukrainas. Kjo do të thotë luftë me Rusinë”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.