⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,732 ▼ -0.05% ETH $2,234 ▲ +0.1% XRP $1.1590 ▼ -3% SOL $89.5300 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Koreja e Veriut lëshon raketa pas manovrave ushtarake mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë

SEUL, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut ka lëshuar sot disa raketa me rreze të shkurtër drejt Detit të Japonisë, një ditë pas përfundimit manovrave të përbashkëte ushtarake mes Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë.

Sipas agjencisë koreanojugore Yonhap, duke cituar Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Koresë së Jugut, raketat fluturuan rreth 250 kilometra përpara se të binin në Detin e Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor.

Komanda e SHBA-së në Paqësor konfirmoi lëshimin e raketave dhe deklaroi se ato nuk përbënin kërcënim të menjëhershëm për personelin apo territorin amerikan, ose për aleatët e SHBA-së.

Lëshimi i raketave ndodhi vetëm një ditë pas përfundimit të një manovre ushtarake pesëditore, e zhvilluar në ujërat në jug dhe lindje të ishullit koreanojugor Jeju.

Në manovra morën pjesë forcat ajrore dhe detare të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Koreja e Veriut e kishte cilësuar stërvitjen si “provokuese”.

Sipas SHBA-së, manovrat u zhvilluan në ujëra ndërkombëtare. Pheniani nuk kishte reaguar menjëherë publikisht ndaj lëshimeve të fundit.

Koreja e Veriut ka kryer lëshime të ngjashme edhe rreth tre javë më parë.

Pheniani është i ndaluar të kryejë lëshime të raketave balistike nga disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Tensionet vijnë pasi në mes të gushtit SHBA-ja dhe Koreja e Jugut bënë disa lëshime ndaj Phenianit.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi reduktim të ndjeshëm të një stërvitjeje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut, duke përmendur marrëdhënien e tij “shumë të mirë” me liderin koreano-verior Kim Jong Un.

Presidenti Trump ka thënë se pret të takohet përsëri me Kim më vonë gjatë këtij viti, por lideri koreano-verior deri tani nuk i është përgjigjur publikisht ofertës për bisedime.

Javën e kaluar, Kim deklaroi gjithashtu se dëshiron ta zhvillojë më tej marinën e Koresë së Veriut si një forcë të armatosur me armë bërthamore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.