Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se Rusia nuk përjashton një afrim me vendet evropiane.
Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Putin tha se “ne kurrë nuk e kemi hedhur poshtë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, as rivendosjen e këtyre marrëdhënieve”, sipas një transkripti të lëshuar nga Kremlini.
Ai përmendi vazhdimisht largimin e presidentit ukrainas pro Moskës, Viktor Janukoviç, pas protestave masive në vitin 2014 si shkak të përçarjes.
Putin foli për një grusht shteti që ishte mbështetur nga SHBA-ja dhe disa shtete evropiane.
”Kjo shënoi fillimin e zinxhirit të ngjarjeve tragjike që ende po zhvillohen në Ukrainë sot”, tha Putin.
Në vitin 2014, Putin iu përgjigj vakumit të pushtetit në Kiev duke aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe duke nisur një operacion të fshehtë ushtarak në Ukrainën Lindore.
Në vitin 2022, ai urdhëroi një pushtim të vendit fqinj.
Katër vjet më vonë, ky pushtim mbetet ushtarakisht i bllokuar.
Megjithatë, Moska po i përmbahet qëllimeve të saj të luftës dhe deri më tani ka hedhur poshtë çdo përfshirje evropiane në një zgjidhje paqeje.
”Këshilli i Sigurimit duhet të trajtojë gjendjen e marrëdhënieve me shtetet evropiane, veçanërisht me Bashkimin Evropian”, tha Putin.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dha një vlerësim të këtyre marrëdhënieve në takim, megjithëse komentet e tij nuk u cituan nga Kremlini./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.