🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,883 ▼ -0.08% ETH $2,053 ▼ -0.68% XRP $1.3171 ▼ -0.09% SOL $80.2500 ▲ +1.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qasja në dokumentet publike, sfidë për mediat në Kosovë

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë organizoi një tryezë të rrumbullakët për implementimin e legjislacionit të aplikueshëm për media në Kosovë.

Qëllimi i kësaj tryeze është shqyrtimi i gjendjes aktuale të implementimit të legjislacionit të aplikueshëm më media, ndikimin e tij në media, gazetarë dhe në shoqëri.

Dane Koruga, shef i Seksionit për Media OSBE, tha se problematike është qasja në dokumente publike.

Ndërsa, Xhevahire Izmaku, kryesuesja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, tha se një nga problemet është ligji për qasje në dokumente publike.

Izmaku po ashtu theksoi edhe problemin e mediave online ku tha se nuk janë të rregulluara, nuk kanë një adresë dhe nuk dihet se ku veprojnë.

Ndërsa, Shqipe Pantina, anëtare e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk preferon që çdo gjë të rregullohet me ligje, por preferon që mediat t’i rregullojnë çështjet që kanë të bëjnë me punën e tyre.

Kurse, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj tha se sfidë mbetet respektimi i ligjit për qasje në dokumente zyrtare dhe se gazetarët ende kanë telashe që të kenë qasje në këto dokumente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.