Qëlluan Ramën me vezë, dënohen 8 studentët
Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me nga 60 orë punë në interes publik secilin nga studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama.
Vendimi u mor pas disa seancave në ngarkim të studentëve të akuzuar.
Gjykata pranoi pretencën e prokurorisë së Tiranës, e cila për 8 studentë të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët më 2 nëntor 2015, goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë kundër ligjit për arsimin e lartë, kërkoi dënimin me 60 orë punë në interes publik për secilin student.
Bora Mema, një nga studentet e dënuara deklaroi pas vendimit se “e vetmja pendesë, ndoshta se nuk e kemi qëlluar në shenjë”.
Studentët e dënuar
Anita Lushi
Bora Mema
Klodi I. Hoxha
Viki Cipi
Liri Kuçi
Durim Jasharaj
Dardan Konjufca
Valton Marku.