Qëndroi në Kuvend për votimin e arrestimit të dy deputetëve, PD ndëshkon Dodën, e heq si koordinatore në Tiranë
Partia Demokratike ka vendosur që t’i heqë deputetes Mesila Doda të drejtën për të qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe përgatitjes së fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës.
“Panorama” shkruan sot se shkak ka qenë vendimi i dy ditëve më parë i Dodës, e cila theu vendimin e Grupit Parlamentar, duke marrë pjesë në seancën parlamentare, ku u votua arrestimi i Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Burimet thanë se Mesila Doda ishte vendosur për të drejtuar grupin e punës për Njësinë 1, në kryeqytet. Por pas thyerjes së vendimit të Grupit Parlamentar, Doda nuk do ta ketë më këtë detyrë. Në vend të saj do të jetë kreu i sekretariatit për shoqërinë civile në PD, Nevila Xhindi. Nga PD nënvizohet se nuk ka një hap prej Grupit Parlamentar të PDsë për një masë më të ashpër ndaj Dodës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.