☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,186 ▼ -2.34% ETH $1,995 ▼ -2.4% XRP $1.3368 ▼ -0.75% SOL $82.7800 ▼ -2.72%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeset në supermarkete do blihen me lekë, ja çmimet

Nga data 2 prill, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që do të nisë reduktimin e përdorimit të qeseve Plastike, duke i vënë një çmim 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha.

 Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta.

 Nga data 2 prill, qeset në supermarkete do të kenë një pagesë  e cila pritet që të ulë dhe përdorimin e tyre nga qytetarët në Tiranë duke sjellë dhe eliminimin e një prej shkaktarëve kryesorë të ndotjes.

 “Duke filluar nga data 2 prill, qeset e vogla do të kushtojnë 3 lekë dhe 5 lek qeset e mëdha. Jo për të kompensuar çmimin, por për të qenë aty si një barrierë psikologjike që çdokush të thotë: Nuk e dua fare qesen dhe mjafton të përdor trastën time, apo rrjetën time apo çantën që kam sjellë nga shtëpia si e vetmja mënyrë se si ne mund t’i vëmë fre ndotjes që po i ndodh Tiranës”, tha Veliaj .

 Kreu i Bashkisë deklaroi se çdo vit Tirana prodhon 100 tonë qese çdo muaj, të cilat janë të majftushme për të bllokuar kanalizimet apo për të ndotur lumenjtë.  Veliaj theksoi se përmes kësaj nisme synohet edhe një jetë e shëndetshme për të gjithë ata që jetojnë në kryeqytet.

 “Sot është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë me supermarketet kryesore në Tiranë me këtë politikë të re të pagesës modeste për qeset, thjeshtë për t’i dekurajuar njerëzit që të mos marrin qeset plastike. Dhe unë besoj se është vetmja mënyrë se si ne kontribuojmë në një qytet shumë herë më të shëndetshëm se sa ky që kemi sot”, tha ai duke shtuar se do të vijojë edhe puna për mbjelljen e pëmëve të reja duke i çuar në vitin 2030 në 2 miliomë pemë të reja.

  Kreu i Bashkisë deklaroi se kjo nismë për reduktimin e qeseve nuk është e veçuar, por pjesë e një konteksti më të madh të Bashkisë së Tiranës për të ulur ndojtjen.

 “Në buxhetin madh të Bashkisë, buxheti i parkimit nuk është se sjell ndonjë vlerë të madhe, por bërja e parkimit me pagesë bën që shumë njerëz që nuk e kanë absolutisht të nevojshëm marrjen e makinës, t’i dekurajojë në përdorimin e makinës, dhe në një ditë të bukur si sot, shumica prej nesh që kanë ardhur këtu sot mund të lëvizin në territore të tilla pa pasur nevojë për makina. Kjo politikë që fillojmë sot ëshë pjesë e një kontesti të madh politik”, tha Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.