🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,827 ▲ +0.21% ETH $2,050 ▲ +0.18% XRP $1.3210 ▲ +1.67% SOL $80.1900 ▲ +2.04%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qeveria e Kosovës hedh hapa të tjerë për dialogun me Serbinë, Hoti: Nuk ka alternativë, bisedimet do t’i kryesoj unë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e kabinetit, ka marrë vendim për të themeluar Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë.

“Pavarësisht propozim aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë”, ka thënë kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë, derisa ka shtuar se janë duke punuar për një ekip shtetërore të kryesuar nga ai për të udhëheq dialogun me Serbinë. “Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë.

Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri”, tha ai. Krahas kësaj në mbledhjen e ekzekutivit u votua “Këshilli i Ekspertëve për dialogun me Serbinë”, por pa i përmendur emrat e tyre. I pari i qeverisë komentoi edhe shfuqizimin e Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese, sipas tij shumë shpejtë do të fillojnë procedurat karshi vërejtjeve të Kushtetueses për t’i proceduar bë Kuvend.

“Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave karshi vërejtjeve të këtij ligji në mënyrë që të procedojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai. Kabineti qeveritar morri vendim edhe për sistemimin e përkohshëm strukturave të Ministrisë së Integrimeve në Zyrën e Kryeministrit, derisa u tha se shumë shpejtë do të bëhet një agjenci për Integrime Evropiane.

Ndërkaq, propozim-vendimi për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial, “Adem Jashari” u shty për mbledhjen e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.