Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,545 ▼0.55%
DOW 45,881 ▼0.71%
NASDAQ 21,809 ▼0.63%
NAFTA 92.43 ▲4.88%
ARI 4,375 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,291 ▼ -1.23% ETH $2,137 ▼ -1.34% XRP $1.4032 ▼ -2.16% SOL $90.1200 ▼ -0.85%
S&P 500 6,545 ▼0.55 % DOW 45,881 ▼0.71 % NASDAQ 21,809 ▼0.63 % NAFTA 92.43 ▲4.88 % ARI 4,375 ▼0.73 % S&P 500 6,545 ▼0.55 % DOW 45,881 ▼0.71 % NASDAQ 21,809 ▼0.63 % NAFTA 92.43 ▲4.88 % ARI 4,375 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria e Kosovës miraton pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror.

Nga fillimi i verës në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi ka fluks të shtuar që pritet të shënojë rritje gjatë gjithë verës e vitit 2016 edhe krahasuar me vitet e kaluara që ishin gjithnjë me ngritje.

Mes Shqipërisë e Kosovës, më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dalje të personave kishte vetëm gjatë tre muajve të verës 2015 – në qershor, korrik e gusht.

Në vendkalimin kryesor nëpër Autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, sot nga mesdita radha në dalje nga Kosova në Shqipëri është 50 metra e në hyrja 10 metra dhe kalohet pa vonesa për 2 deri 5 minuta, bën të ditur në këto momente Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në dy vendkalimet tjera Kosovë-Shqipëri, Qafë të Prushit dhe Qafë të Morinës, në hyrje-dalje kalohet për 1 deri 3 minuta, pa kolona.

Qeveria e Kosovës, zhvilloi sot mbledhjen e 98-të, të 30-tën në vitin 2016, drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ku u miratua edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës së Bashkëpunimit të Rinisë. Në këtë marrëveshje janë përfshirë gjashtë shtete të rajonit dhe selia e kësaj zyre do të jetë në Tiranë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.