☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 96.43 ▲0.94%
ARI 4,880 ▼2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,257 ▼ -2.02% ETH $2,234 ▼ -3.51% XRP $1.4636 ▼ -2.75% SOL $90.1500 ▼ -3.5%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Qeveria e re në Maqedoni, Ahmeti nis negociatat me Gruevskin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi dje se do të nisë negociatat me VMRO-DPMNE-në, e mandatuar nga presidenti për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Por kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim shton se nuk e ka vendosur ende nëse bisedimet do të përfundojnë me një ripërsëritje të partneritetit pasi forca politike që ai drejton aktiualisht është duke marrë në konsideratë 4 opsione të mundshme: koalicionin me VMRO-në, koalicionin me LSDM-në, bashkimin në një qeveri teknike, ose qëndrimin në opozitë.

Të gjitha këto mundësi janë hedhur në tryezë, thotë Ahmeti, dhe ne po i analizojmë me kujdes në nivelin më të lartë partiak. Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, partia e Nikolla Gruevskit fitoi 51 vende në Parlament, LSDM-ja 49 dhe BDI-ja 10.

Shumë parti të tjera e kanë përjashtuar mundësinë e një aleance me VMRO-në, ndaj afrimi i BDI-së është një prej mundësive të pakta që i mbetet për formimin e qeverisë.

Negociatat, sipas Ahmetit, nuk kanë për të qenë të lehta dhe ai nuk do të bëhet pjesë e ekzekutivit nëse partneri maqedonas nuk pranon deklaratën e përbashkët të partive etnike shqiptare, të dakordësuar më 7 janar.

Deklarata 7-pikëshe e realizuar me ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama synon barazinë e plotë mes shumicës maqedonase të vendit dhe komunitetit shqiptar, që përbën gati çerekun e popullësisë.

Dy partitë e tjera të bllokut shqiptar, Besa, që siguroi 5 vende në Parlament dhe PDSH-ja që mori 3, nuk do të marrin pjesë në negociata për një qeveri të re me VMRO DPMNE-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.