☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.99 ▲1.59%
ARI 5,009 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,457 ▲ +2.1% ETH $2,339 ▲ +6.82% XRP $1.5408 ▲ +6.48% SOL $95.6600 ▲ +3.09%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.99 ▲1.59 % ARI 5,009 ▲0.14 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.99 ▲1.59 % ARI 5,009 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria fal të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për formimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve dhe ndaj ndërmarrjeve publike deri më 31 dhjetor 2008.

qyteti-i-prishtines1-466x350“Viti 2008 është viti i ndryshimeve të mëdha kapitale që kanë ndodhur në Kosovë, pra është shpallja e pavarësisë, është Kushtetuta që është aprovuar dhe ka nisur zbatimi i ligjeve të Kosovës. Pra konsiderojmë që është e nevojshme të kemi një fillim të ri, një shkëputje nga e kaluara dhe të merremi me të ardhmen”, ka thënë ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Sipas tij, komisioni do t’i bëjë vlerësimet për borxhet ndaj ATK-së, Doganës, tatimit në pronë, borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina e ngrohje.

“Në afat prej një muaji Komisioni do të dalë para Qeverisë me propozimin për nivelin e borxheve dhe procedurat për legalizimin e këtij vendimi në instancat e duhura të Republikës Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Ministri Hoti ka shtuar se edhe pas 31 dhjetorit 2008 do të shqyrtohet mundësia për të falur edhe ndëshkimet dhe interesin, për borxhet që qytetarët e bizneset nuk i kanë paguar gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të krijohet lehtësi për të bërit biznes dhe jetesë më të mirë në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.