09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët
S&P 500 6,740 ▼1.33%
DOW 47,502 ▼0.94%
NASDAQ 22,388 ▼1.59%
NAFTA 101.03 ▲11.14%
ARI 5,103 ▼1.09%
Breaking
Rajoni

Qeveria fiton votëbesimin e parlamentit

aaa743Qeveria e koalicionit e kryeministrit grek, Antonis Samaras fitoi dje votëbesimin e parlamentit, me 155 vota pro, nga deputetët e partisë konservatore ”Demokracia e re” dhe nga PASOK-u.

Kundër dhënies së votëbesimit votuan 131 deputetë të SYRIZA-s, ”Grekët e Pavarur”, ”Agimi i Artë”, DIMAR-it, Partisë Komuniste dhe grupi i deputetëve të pavarur.

Dy deputetë të pavarur abstenuan. Në procesin e votimit morën pjesë 288 deputetë.

”Besimi dhe mandati që morëm sonte (dje në mbrëmje – shën. përkth.) nuk do të zhgënjejnë. Po ashtu nuk do t’i zhgënjejmë shpresat e popullit grek”, deklaroi kryeministri Antonis Samaras në përfundim të procesit të votimit.

I pyetur nga gazetarët nëse qeveria do të arrijë të kryejë mandatin katërvjeçar, Samaras u përgjigj se ”Zgjedhje do të ketë në vitin 2016”.

Vota e mbrëmshme erdhi pas tri ditësh debati në parlamentin grek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.