☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.56 ▼0.31%
ARI 4,613 ▲1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,999 ▲ +1.13% ETH $2,075 ▲ +1.97% XRP $1.3372 ▼ -1.06% SOL $83.9000 ▲ +0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.56 ▼0.31 % ARI 4,613 ▲1.21 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.56 ▼0.31 % ARI 4,613 ▲1.21 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Qeveria kanadeze lëvron 70 mijë dollarë ndihma për zonat e përmbytura

Procesi i shpërndarjes së ndihmave për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet vazhdon nga dita në ditë, nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.

kanadaNë kuadër të këtyre ndihmave, Ministria e Brendshme njofton se Qeveria Kanadeze dhe “BANKERS Petroleum” kanë levruar 70,000 dollarë kanadezë për familjet e përmbytura në Komunën Dërmenas të rrethit të Fierit. Përmes këtij fondi është mundësuar blerja e pajisjeve të nevojshme shtëpiake për 145 familje të përmbytura në fshatrat Darëzeze dhe Povelçë të Komunës Dërmenas.

Në bashkëpunim me organizatën jo-fitimprurëse “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve” si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe drejtuesit e Komunës Dërmenas u identifikuan të gjitha familjet në nevojë dhe më pas janë blerë pajisjet e domosdoshme për to. Përmes këtij fondi familjet e përmbytura në Darëzezë dhe Povelçë u ndihmuan me: 265 dyshekë, 530 batanije, 530 komplete carcafësh dhe 530 jastekë.

Të gjitha produktet janë të një cilësie të lartë dhe të garantuar. Qëllimi i kësaj ndihme është që këto familje në vështirësi të mund të rikuperojnë pas emergjencës përmes produkteve cilësore duke u ofruar më tepër ngrohtësi dhe konfort për një periudhë të gjatë kohe.

Të pranishëm gjatë shpërndarjes së ndihmave kanë qenë të pranishëm Drejtuesit e Drejtorisë së Emergjencave Civile, përfaqësuesi i Ambasadës Kanadeze Marc – Antoine Dumas Attashe Politiko Ekonomik, përfaqësues të Konsullatës Kanadeze në Shqipëri, drejtues të BANKERS Petroleum, drejtues të zyrës së Observatorit, përfaqësues të Pushtetit qendror dhe vendor, si dhe deputeti i zonës Ervin Koçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.