Politika
Qeveria: Marrëveshja me FBI, miratohet dokumenti i firmosur në Uashington
Qeveria miratoi këtë të mërkurë projektligjin për të ratifikuar marrëveshjen me qeverinë amerikane për shkëmbimin e informacionit për çështjet e terrorizmit.
Qeveria shqiptare e ka kaluar këtë projektligj për shqyrtim dhe miratim në Parlament.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në Uashington nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i FBI-së më 15 prill të këtij viti, kur krerët e qeverisë u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Obama.
Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë mes tyre një apo më shumë pika kontakti mes tyre.