☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,228 ▼ -0.33% ETH $2,371 ▼ -1.87% XRP $1.2742 ▼ -1.7% SOL $102.3500 ▼ -1.31%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Kosovës në detyrë, ka zhvilluar mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë, të mbajtur në formë elektronike, ku ka miratuar një sërë vendimesh që lidhen me financat publike, shëndetësinë dhe çështje të koordinimit institucional.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Raportin Tremujor të Buxhetit për vitin 2026, si dhe kërkesën e Ministrisë së Financave për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë nr. 04/09, të datës 10.04.2026, që ka të bëjë me bartjen e shpenzimeve buxhetore nga ministritë amë në ministritë e reja të krijuara.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës, me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës.

Në fushën e shëndetësisë, është miratuar vendimi për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), si dhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 52 specializantëve lehona, nga kategoria ekonomike “subvencione dhe transfere”, në nënprogramin “Aftësimi Specialistik” dhe EVM.

Sipas vendimit, pagesa kap vlerën 475,051.50 euro dhe do të mbulojë periudhën nga 01.11.2025 deri më 31.12.2026.

Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për emërimin e Grupit Koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.

Ndër vendimet tjera, është miratuar edhe ndryshimi dhe plotësimi i disa vendimeve të mëhershme të Qeverisë, përmes të cilave vazhdohet mandati i Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë, si dhe mandati i vetë Komisionit Qeveritar, në afat dyvjeçar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.