☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 87.63 ▼7.53%
ARI 5,196 ▲1.8%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Qeveria miraton buxhetin prej 2 miliardë eurosh

Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe proceduar në Kuvend, projektligjin për buxhetin për vitin 2017.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se Ligji për Buxhetin për vitin 2017, është buxhet zhvillimor dhe reflekton programin qeverisës të koalicionit që shpreh përcaktimin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Mustafa tha se pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale.

Një pjesë e buxhetit është siguruar nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP-ja.

Mustafa ka shtuar se buxheti prej rreth 2 miliardë eurosh rezulton që investimet kapitale të jenë rreth 50 për qind më të mëdha.

Sipas tij, deficiti buxhetor parashihet të jetë 1.5 për qind me i ulët se sa lejon FMN -ja.

Ai është zotuar se buxheti do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sa i përket ministrive dhe komunave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.