☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria shpenzon 570 mije euro për portalin “Open Data Government”, por të dhënat mungojnë

Qeveria shqiptare ka ndërtuar një portal për transparencën e të dhënave nën projektin: “Ndërtimi i portalit për qeverisjen e hapur, opendata.gov.al”, për të cilin ka shpenzuar 62 milionë lekë (rreth 570) mijë euro, sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave, por të dhënat në portal mungojnë.

Portali i cili tashmë është në funksion, nuk ka informacion për shumicën e kategorive, ndërsa ka vetëm disa informacione të cilat i takojnë vitit 2019, të tilla si importet e birrës, cigareve dhe karburanteve të dhëna këto që publikohen në kohë reale nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe të aksesueshme nga të gjithë.

Ngritja e portalit nga taksat e qytetarëve shqiptarë është një projekt i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSHI). Burimet zyrtare nga AKSHI pohuan se, portali tashmë është në funksion të plotë, por popullimi i të dhënave është detyrë e institucioneve që prodhojnë këto të dhëna.

Portali është konceptuar për të publikuar të dhëna mbi kategoritë kryesore të shërbimeve publike, që përfshijnë të gjithë sektorët si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, kultura. Por ndërkohë shumë kategorit janë bosh dhe të pambushura më të dhëna edhe pse portali është vënë punë prej më shumë se një viti.

Mijëra euro për portalin nuk janë asgjë më shumë se grumbullim i të dhënave që Ministritë publikojnë tashmë, në një portë të vetme. Mirëpo OpenData edhe pse u krijua për të lehtësuar transparencën, nuk po e përmbush këtë funksion.

Në përgjithësi qeveria ka bërë hapa pas me transparencën e të dhënave të rëndësishme qeveritare.

Raportet tremujore të monitorimit të buxhetit të institucioneve që ofronin të dhëna të freskëta mbi ecurinë përdorimit të buxhetit të shtetit tani publikohen më shumë vonesë dhe një pjesë e institucioneve të rëndësishme kanë hequr dorë nga publikimi i tyre.

Gjithashtu Ministria e Financave nuk po publikon disa dokumente të rëndësishme për administrimin e financave publike. Raporti i Monitorimit të koncesioneve një dokument që Ministria e Financave është e detyruar të publikojë së paku njëherë në vit dhe të dorëzohet në Kuvend, këtë vit nuk u publikua.

Instituti i Statistikës ka bërë hapa pas gjithashtu. Data Baza me shpenzimet e familjeve për vitin 2020 nuk është publikuar ende, ndryshe nga vitet e kaluara. Ndërsa disa të dhëna mbi tregun e punës janë reduktuar, ndërsa nuk respektohet kalendari për shumë publike të tjera rutinë. MONITOR

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.