🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,487 ▼1.58%
DOW 45,964 ▼1%
NASDAQ 21,460 ▼2.14%
NAFTA 94.51 ▲4.64%
ARI 4,383 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,460 ▼ -3.43% ETH $2,044 ▼ -5.74% XRP $1.3455 ▼ -4.83% SOL $85.7900 ▼ -6.52%
S&P 500 6,487 ▼1.58 % DOW 45,964 ▼1 % NASDAQ 21,460 ▼2.14 % NAFTA 94.51 ▲4.64 % ARI 4,383 ▼3.72 % S&P 500 6,487 ▼1.58 % DOW 45,964 ▼1 % NASDAQ 21,460 ▼2.14 % NAFTA 94.51 ▲4.64 % ARI 4,383 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria “shtrëngon” bastet on-line, miratohen standardet e reja teknike, kontroll në kohë reale dhe rregulla të rrepta për lojtarët

Rikthimi i basteve sportive on-line në Shqipëri do të bëhet nën një filtër të fortë teknologjik dhe mbikëqyrjeje shtetërore. Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën një vendim të detajuar që përcakton standardet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet të plotësojë çdo platformë që kërkon të operojë në këtë treg.

Dokumenti, i propozuar nga Ministria e Financave, i jep fund mundësisë së basteve anonime dhe vendos kushte rigoroze për licencimin e kompanive, duke u fokusuar te mbrojtja e të dhënave, parandalimi i pastrimit të parave dhe mbrojtja e lojtarëve nga varësia.

Fund anonimatit, identifikim me dokument dhe kufizime për lojtarët

Një nga pikat më të rëndësishme të vendimit është zhdukja e llogarive fiktive. Sipas rregullave të reja, asnjë përdorues nuk mund të regjistrohet pa ngarkuar në sistem një kopje të skanuar të mjetit të identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë). Përtej kësaj, platformat detyrohen të ofrojnë elemente të forta sigurie dhe mbrojtjeje sociale.

Fjalëkalime komplekse dhe 2FA

Aksesi do të bëhet përmes fjalëkalimeve të sigurta (minimumi 9 karaktere) dhe verifikimit me dy hapa (autentifikim me dy faktorë).

Vetëpërjashtimi dhe limitet

Çdo lojtar do të ketë mundësinë të vendosë limite ditore/mujore për shumat që mund të depozitojë apo të humbasë. Gjithashtu, platforma detyrohet të ofrojë opsionin e “vetëpërjashtimit”, duke bllokuar aksesin e lojtarit nëse ai e kërkon këtë gjë, pa mundësi rikthimi për të paktën 24 orë.

Bllokimi automatik

Llogaritë do të bllokohen pas 5 përpjekjeve të dështuara për t’u kyçur, ndërsa sistemi nuk lejon në asnjë rrethanë hapjen e më shumë se një llogarie për person.

Kontroll total nga shteti, të dhënat mbeten në Shqipëri

Për të shmangur abuzimet fiskale, vendimi e bën të detyrueshëm integrimin e çdo platforme në kohë reale me Sistemin Qendror të Monitorimit On-line (SQMO), të administruar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF).

Çdo biletë, fitim, apo transaksion do të regjistrohet automatikisht në serverat e shtetit dhe nuk mund të fshihet apo modifikohet. Për më tepër, qeveria ka vendosur një kusht të panegociueshëm për sovranitetin e të dhënave.

Të paktën një kopje e plotë dhe e përditësuar e të gjithë bazës së të dhënave të kompanisë duhet të ruhet fizikisht brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Të gjitha gjurmët elektronike (logs) do të ruhen me detyrim për jo më pak se 5 vjet për efekte auditimi.

Standarde ndërkombëtare për sigurinë kibernetike

Sistemet do të duhet t’i mbijetojnë sulmeve kibernetike dhe dështimeve teknike. Kërkohet që kompanitë të kenë një plan për rikuperimin nga katastrofat, duke përdorur servera rezervë që ndodhen të paktën 50 kilometra larg serverit kryesor. Ndërfaqja duhet të mbrojë të dhënat bankare përmes enkriptimit të lartë dhe të maskojë detajet sensitive të klientëve.

Për t’u licencuar, nuk do të mjaftojë vetëm plotësimi i kushteve në letër, por kompanitë duhet të dorëzojnë pranë AMLF-së certifikata ndërkombëtare të sigurisë si ISO/IEC 27001, PCI DSS (për sigurinë e kartave bankare) dhe standardet specifike globale të lojërave të fatit GLI-19 dhe GLI-33.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi 30 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, duke i lënë kohë autoriteteve dhe operatorëve të përshtatin infrastrukturën e tyre me këto kërkesa strikte.

/rtsh.al/

The post Qeveria “shtrëngon” bastet on-line, miratohen standardet e reja teknike, kontroll në kohë reale dhe rregulla të rrepta për lojtarët appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.