🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.34 ▲2.61%
ARI 4,667 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,521 ▼ -0.55% ETH $2,099 ▼ -1.15% XRP $1.3076 ▼ -2.48% SOL $79.5300 ▼ -2.13%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,667 ▼0.38 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,667 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Opinion

Qyno, Balla dhe Dumani – Kush e theu ligjin?

Nga SALI BERISHA

Muaj më parë dëshmitë tronditëse, por jashtëzakonisht të rëndësishme për zbulimin e dhjetëra vrasjeve të një killeri dëshmitar të penduar të drejtësisë, së Nexhmedin Dumanit, u shitën me urdhër politik, sigurisht kundrejt milionave dhe u publikuan në mediet e vendit.

Për rolin e veçantë të dëshmitarit të penduar, jo në një por në disa nga organizatat më të rrezikshme të krimit të organizuar, dëshmia e tij për nga rëndësia tejkalonte çdo dëshmi tjetër të dëshmitarëve të penduar para tij. Kështu që shitja e dosjes “Dumani” nga ata që e administronin dhe e ruanin në kasafortat me sekrete përbënte aktin më të rëndë dhe më kriminal në historinë e hetimit të vendit

Kjo shitje ishte një shkatërrim i përpjekjeve të organeve ligjzbatuese për vendosjen para ligjit të dhjetëra e dhjetëra porositësve, hjekësve dhe dorasëve të vrasjeve, plaçkitjeve, përdhunimeve në Elbasan, Durrës, Shkodër, por edhe jashtë vendi nga organizatat më të fuqishme kriminale të Shqipërisë.

Shitja e dosjes “Dumani” faktonte se Skapi deri në skutat e tij më të thella është në kontroll të plotë të organizatave kriminale. Me shitjen e dosjes “Dumani”, porositësit, hjekësit dhe autorët e shumë veprave kriminale u njoftuan t’ia mbathin, por përveç kësaj, Dumani i penduar, që me dëshminë e tij bëri shërbim tejet të çmuar shoqërisë u pre në besë, u tradhtua për të pësuar herët a vone fatin e Arben Lleshit edhe në qelitë e sigurisë më të lartë në Shqipëri.

Nga shitja e dosjes “Dumani”, fitoi edhe Taulant Balla i cili sipas Dumanit nuk ishte ai personi që kishte urdhëruar fshehjen e revoleve në avllinë e një qytetari me qëllim arrestimin e tij si njëri që nuk ishte mposhtur nga banda e Ballës. Publikimi i këtij segmenti të dëshmisë “Dumani” jo që nuk e pafajëson Ballën, por e implikon atë edhe më thellë.

Pra me shitjen e dosjes “Dumani”, skapistët e partisë kryen një krim të shumëfishtë të cilin unë e kam denoncuar disa herë.

Por edhe më kriminal bëhet ky akt nga përpjekja e fundit e skapistëve të cilët për të mbuluar krimin e tyre morën peng gazetarin Elton Qyno, i cili me publikimet e tij i bëri një shërbim shumë të çmuar publikut shqiptar duke i provuar atij se Skapi ka shitur dosjen më sekrete organizatave kriminale dhe se de fakto është një organ tërësisht i kontrolluar prej tyre.

Në komunikatën për mediet pas skandalit të marrjes peng të gazetarit Qyno, Skapi i partisë shkruan: “Kjo situatë e prezantuar në media krijoi dyshime se mundet të ndodheshim para elementëve të veprave penale: “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 295/a paragrafi (3) dhe 313/b pika (1) të Kodit Penal. Mbi këtë, Prokuroria e Posaçme filloi hetimet dhe regjistroi procedimin penal nr.245/2023, për kryerjen e dy veprave penale të mësipërme.”

Tani ju ftoj të shtrojmë pyetjet:

-Së pari kush e shkeli ligjin? Prokurorët që shitën dosjen e tyre më sekrete apo gazetari Qyno që informoi publikun për aktin e tyre kriminal?

-Së dyti, kush e shkeli ligjin: prokurorët që me dosjen e shitur tradhtuan Dumanin dhe njoftuan dhjetëra delinkuentë të largohen se janë zbuluar, apo gazetari Elton Qyno, që në përputhje me ligjin nuk zbulon burimin e informacionit dhe nuk pranon të bëhet hjekësi e burimit të tij siç u bënë skapistët me Dumanin?!

Për çdo njeri që i thotë ligjit, ligjshkelës të ligjit janë ata që shitën dosjen, tradhtuan Dumanin ndërsa gazetari guximtar Elton Qyno është një shërbëtor guximtar i publikut shqiptar dhe interesave të tij!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.