Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,362 ▼ -2.21% ETH $1,998 ▼ -2.35% XRP $1.3378 ▼ -0.59% SOL $83.1100 ▼ -2.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Raiffeisen Bank do të ofrojë shërbimet e pagesave në Bursën ALPEX

Mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara midis dy institucioneve, Raiffeisen Bank-Shqipëri, do të ofrojë shërbimet e shlyerjes dhe klerimit të transaksioneve për klientët e bankës që janë edhe anëtarë të bursës ALPEX.

Sipas njoftimit zyrtar të Raiffeisen, banka do të mundësojë hapjen dhe mbajtjen e të gjitha llogarive të nevojshme bankare të shlyerjes, të cilat integrohen me sistemin e ALPEX. Gjithashtu, ajo do të mundësojë edhe menaxhimin ditor të limiteve të tregtimit dhe pagesës së siguruar të të gjitha detyrimeve që do të lindin në tregjet e ALPEX nga klientët e përfaqësuar nga banka.

Nëpërmjet rolit të saj si një anëtar i përgjithshëm i klerimit, Raiffeisen Bank do të mundësojë infrastrukturën e nevojshme për të siguruar që anëtarët e bursës, klientë të bankës, të mund të operojnë me staf të specializuar dhe të dedikuar për këtë aktivitet.

“Jemi krenarë që bëhemi pjesë e këtij momenti historik duke mbështetur çeljen dhe funksionimin e Bursës së Energjisë në tregun Shqiptar, duke shënuar një ndryshim thelbësor në ekonominë shqiptare, ku për herë të parë një produkt mund të tregtohet në bursë. Raiffeisen Bank do të luajë një rol kryesor për funksionimin e bursës ALPEX dhe jemi besimplotë për një partneritet të frytshëm. Falë këtij bashkëpunimi jo vetëm mbështesim zhvillimin e mëtejshme të ekonomisë së vendit, por sjellim mundësi të reja në tregun shqiptar për klientët tanë dhe çdo kompani që do t’i besojë Raiffeisen Bank” u shpreh znj. Elona Mullahi (Koçi) Anëtare Bordi për Biznesin Korporatë, në Raiffeisen Bank-Shqipëri.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, nisi zyrtarisht operimin ditën e martë dhe është bursa e dytë e këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.