Qeveritare

Rama: Aksioni i pakthyeshëm. Vjedhja e energjisë, jo nga varfëria por nga mungesa e shtetit

Kryeministri i vendit Edi Rama, duke folur në takimin e mbajtur në pallatin e kongreseve lidhur me masat qe do te merren nga qeveria kunder vjedhjes se energjise ka deklaruar se ky aksioni që nis ditën e sotme do te jete nje proces i gjate dhe i pandalur qe do  të përfundojë vetëm kur t’i kthehet faqja sistemit dhe ai të vendoset në binarët e ligjshmërisë.

Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën për Energjinë
Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën për Energjinë

Sipas kreut të ekzekutivit, shkak i vjedhjes së energjisë nuk është varfëria apo pamundësia për të paguar, por mungesa për shumë vite e shtetit ligjor, që t’i thoshte stop vjedhjes, por që perkunder kësaj e trajtonte marrëdhënien konsumator-sistem si marrëdhënie elektorale sa herë kishte zgjedhje.

“Arsyeja e vjedhjes së energjisë elektrike nuk është varfëria, asnjë pensionit nuk vjedh energjinë elektrike. Situata në të cilën gjendet sistemi erdhi si rezultat i keqmenaxhimit dhe trajtimit si marrëdhënie elektorale marr¡dhënien mes konsumatorit të energjisë dhe sistemit. Energjia është vjedhur se nuk ka pasur shtet që t’i thotë stop.

Nuk është varfërua ajo që ka bërë që institucionet publike të jenë debitore ndaj sistemit të shpërndarjes, që ujësjellësit të jenë sistem i falimentuar pas mospagesave të njëpasnjëshme. Energjia është jetike po aq sa buka dhe uji. Askujt nuk i shkon në mendje që të shkojë në dyqanin e bukës e të iki pa paguar”, u shpreh Rama.

Sipas kreut te ekzekutivit, qeveria e merr këtë hap duke i ditur shumë mirë kostot që do të vijnë prapa, por me vendosmërinë për të vendosur shtet ligjor.

“Ne e marrim këtë aksion edhe pse e dimë se disa njerëz mund të na marrin inat, se disa mund të na braktisin apo se mund të mos na votojnë në zgjedhjet e ardhshme, por të vendosur për të plotësuar premtimin tonë për të vendosur shtet ligjor”, u shpreh Rama.

Duke theksuar se aksioni i nisur nga qeveria, ndryshe nga ç’është bërë deri më sot nuk do të ndalet në zgjedhjet e ardhshme, Rama akuzoi opozitën se edhe në këtë rast po merr ne mbrojtje paligjshmërinë njësoj siç ka vepruar me deklaratat kunder aksioneve te INUK për shembjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë.

“Opozita ka marrë në mbrojtje hajdutërinë, duke nisur nga CEZ, a thua se CEZ e sollëm ne, se atë privatizimi të dështuar e bëmë ne. Kur ishin në opozitë e paralajmëruar se ky privatizimi nuk do të sillte ndonjë të mirë për vendin”, tha kryeministri.

Rama theksoi se epoka e vjedhjes së energjisë po mbyllet dhe tani do të hapet një tjetër epokë që do të sjellë normalitetin në këtë sektor.Sipas tij,parashikohet denim me 3 vjet burg per ate qe e vjedh energjine dhe 5 vjet burg per bashkepunetoret, ata qe ndihmojne per te realizuar kete vjedhje, ndaj kerkoi edhe bashkepunimin e gjykatave per te ndeshkuar siç duhet pergjegjesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button