☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.58 ▲1.16%
ARI 5,014 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,860 ▲ +2.85% ETH $2,351 ▲ +8.03% XRP $1.5437 ▲ +6.65% SOL $96.2400 ▲ +4.29%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama hap “plagët e vjetra”. Berishës i kujton familjen, Bashës “rrugën”

Edi Rama e quajti “fronti i çadrës së vjetër” bashkimin e ri opozitar. Në reagimin e tij të parë pas kërkesës për dorëheqje, kryeministri tha se ata s’duan as shtet serioz, as drejtësi të drejtë, as luftë me krimin e me plagët e trashëguara prej pushtetit të tyre të vjetër. 
Në një insinuatë që lidhet me situatën e krijuar së fundmi, kryeministri tha: “Nuk jemi aspak të pagabueshëm apo të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë”, tha Rama.
Por, u shpreh ai, ndryshe nga “Fronti i çadrës së vjetër”, socialistët marrin përgjegjësi dhe mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjnë mirë.
“Në 20 vitet e fundit ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo”, nënvizoi Rama.
Rama i kujtoi për herë të parë Berishës dhe Bashës pas shumë kohësh çështje të tyre me drejtësinë.
“Parardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion”, vuri në dukje Rama.
Rama kurseu LSI-në nga akuza të ngjashme, por theksoi se përfaqëson ata që luftuan për vettingun dhe reformën në drejtësi përkundër atyre që ishin kunder.
Ai shtoi se, është plotësisht i angazhuar që vettingu të bëhet deri në fund dhe drejtësia e re më në fund të vendoset. “Për të gjithë, pa asnjë dallim”, shtoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.