☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 70.24 ▼2.34%
ARI 4,103 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,040 ▲ +1.25% ETH $1,579 ▲ +1.58% XRP $1.0543 ▲ +2.67% SOL $71.6800 ▲ +7%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama këmbëngul: S’ka regjim. Shumicën e kohës televizive e merr opozita

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një interviste për “Koha Jonë” sot në 13 maj, foli ndër të tjera dhe për median.

Rama tha se ka dëgjuar shumë gazetarë apo njerëz publike, që flasin për “regjim”. Sipas tij, në Shqipëri nuk ekziston asnjë lloj regjimi.

Shumë nga gazetarët e vjetër duan regjimin, sepse vetëm kështu mund të kritikojnë ashpër. Janë mësuar kështu se u mësuan me atë, që ishte dikur regjim. Janë rast psikologjik, sepse sot nuk ka asnjë regjim. Të më thuhet mua një gjë që nuk është thënë për dikë që është në pushtet. Thuhen gjëra të qëna dhe të paqëna”, tha Rama.

Më tej, përsëriti se shumicën e kohës televizive e merr opozita. Sipas kryeministrit, kush kap mediat, bie nga pushteti keq.

“Në shumicën e mediave online dhe në shumicën e kohës në Tv është opozita. Po të shohësh lajmet në Tv Kombëtare janë të balancuara. Janë monitorime të bëra me fakte dhe jo me llafe. Kush i kap mediat në atë formë, që të ketë kontroll, bie keq”, deklaroi Rama.

U pyet për statuset në rrjetet sociale të Spiropalit dhe kritikat e saj për PS-në. Rama u shpreh se ajo e ka tejkaluar vijën e kuqe dy herë dhe e paralajmëroi, se nëse vijon, mund të përjashtohet nga Partia Socialiste.

“Në lidhje me Erion Braçen, ai ka qenë, është dhe do të jetë ai person që është. Është një njeri, që është vetvetja dhe nuk ka për gjë t’u çuditur. Kush përpiqet ta imitojë atë, është gabim. Nuk ka asgjë për të shënuar për Spiropalin. Se Elisa Spiropali ka thënë dhe më përjashtoni.

Por, kush thotë hajde se këtu më ke e më vret, e thotë sepse të do. Janë gjëra krejt normale, për sa kohë që nuk preken vijat e kuqe. Dy vija të kuqe i ka prekur. Çdokush mund të gabojë, kush ka dhënë kontribut dhe mund të gabojë akoma më rëndë. E treta pastaj e ndan”, deklaroi Rama.  

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.