☁️
Tiranë 15°C · Vranët 08 May 2026
S&P 500 7,394 ▲0.77%
DOW 49,566 ▼0.06%
NASDAQ 26,186 ▲1.47%
NAFTA 95.01 ▲0.21%
ARI 4,735 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,173 ▲ +0.08% ETH $2,319 ▲ +1.03% XRP $1.4194 ▲ +2.02% SOL $92.3500 ▲ +4.22%
S&P 500 7,394 ▲0.77 % DOW 49,566 ▼0.06 % NASDAQ 26,186 ▲1.47 % NAFTA 95.01 ▲0.21 % ARI 4,735 ▲0.5 % S&P 500 7,394 ▲0.77 % DOW 49,566 ▼0.06 % NASDAQ 26,186 ▲1.47 % NAFTA 95.01 ▲0.21 % ARI 4,735 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Politika

Rama me fituesit e startup-eve në Elbasan: Numri i aplikimeve është trefishuar, rritim investimet për të rinjtë në teknologji

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Elbasan me të rinjtë fitues të programit të startup-eve për vitin 2025, si edhe me aplikantët për edicionin e vitit 2026.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin tek zhvillimi i teknologjisë dhe mundësitë që ajo u ofron të rinjve shqiptarë për të punuar dhe konkurruar në tregun global, sipas tij pa qenë e nevojshme të largohen nga vendi.

Sipas Ramës, teknologjia sot i jep mundësi të rinjve që, vetëm me një kompjuter dhe akses në internet, të punojë për kompani ndërkombëtare dhe të sigurojë të ardhura më të larta, duke jetuar në Shqipëri.

“Ne sot mund ta themi lirisht atë që deri jo shumë kohë më parë ishte për të qeshur, se cilido apo cilado ndër më të rinjtë në Shqipëri mund të punojnë në çdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia e tyre, mjafton të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetit dhe të paguhen shumë herë më mirë. Mund të punojnë pa lëvizur nga shtëpia dhe të paguhen shumë herë më mirë seç do paguheshin po të largoheshin nga vendi i tyre”, tha Rama.

Rama theksoi gjithashtu rritjen e interesit për programin “Startup Albania”, duke nënvizuar se numri i aplikimeve është trefishuar krahasuar me vitet e mëparshme. Ai deklaroi se këtë vit janë regjistruar 1219 aplikime për mbështetje financiare.

“Trefishimi i numrit të aplikantëve për programin Startup Albania që ka nisur disa vite më parë dhe tani është i besueshëm. Falë besueshmërisë dhe informacionit, ka tërhequr një interesim të madh dhe një numër rekord aplikimesh prej 1219 aplikimesh për mbështetje financiare që shkon nga 15,000 deri në 45,000 euro dhe për projekte konsolidimi deri në 90,000 euro, që nuk janë kredi, por grant që qeveria shqiptare ia vë në dispozicion atyre që kanë ide dhe potencial për të krijuar një zgjidhje, një kompani të vogël e më pas të madhe”, tha Rama.

Kryeministri Rama premtoi rritje të investimeve për mbështetjen e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe startup-eve, duke theksuar se qeveria do të zgjerojë fondet për shkak të rritjes së madhe të interesit për programin “Startup Albania”.

Aktualisht në vendin tonë ka arritur në 3 mijë e 300 numri i kompanive të regjistruara, me mbi 21 mijë specialistë që punojnë në këtë sektor, ndërkohë që paralelisht është rritur me 15% edhe numri i studentëve të regjistruar në degët që kanë të bëjnë me teknologjinë digjitale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.