🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.67 ▲1.64%
ARI 4,518 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,488 ▼ -5.67% ETH $1,919 ▼ -4.17% XRP $1.2255 ▼ -5.49% SOL $75.8000 ▼ -6.42%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.67 ▲1.64 % ARI 4,518 ▲0.25 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.67 ▲1.64 % ARI 4,518 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
roze

Jennifer Lopez thyen heshtjen për zërat e romancës me kolegun e saj

Jennifer Lopez hodhi poshtë zërat për një lidhje romantike me kolegun e saj në filmin e ri “Office Romance”, Brett Goldstein, gjatë një momenti të sikletshëm në emisionin televiziv Today në NBC.

Teksa promovonin komedinë romantike, që pritet të publikohet këtë të premte në Netflix, moderatorja Savannah Guthrie i pyeti dy aktorët nëse thashethemet për kiminë e tyre jashtë ekranit ishin të vërteta.

Pyetja duket se e zuri në befasi Lopez, e cila u përgjigj jo në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjes së saj.

“Nuk ndodh kurrë që kur më shohin me dikë ose duke punuar me dikë dhe të mos përpiqen të më lidhin me atë person.”

Goldstein iu bashkua bisedës me humor, duke mos mohuar kategorikisht mundësinë e një raporti me yllin botëror.

“Mendoj se kur qëndron krah saj, nuk përjashtohet fakti që diçka e tillë mund të ndodhë..”

Por moderatorja nuk u mjaftua me përgjigjet e tyre dhe këmbënguli se Lopez nuk i ishte përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes duke u shprehur se përgjia e saj nuk ishte njw përgjigje për pyetjen. Ajo kujtoi se se më parë ka pasur thashetheme të pabaza edhe për një romancë me aktorin Kevin Costner.

“Sigurisht që ishte përgjigje. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Nuk do të thotë se është e vërtetë”, theksoi ajo.

E pyetur sërish nëse po shijon një lidhje në jetën reale, Lopez u përgjigj shkurt se nuk po del me askënd.

Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein kanë nxitur spekulime për një romancë prej javësh, ndërsa promovojnë filmin e tyre të ri “Office Romance”. Në film, Lopez luan rolin e Jacqueline Cruz, një drejtuese kompanie që bie në dashuri me punonjësin e saj të ri, Daniel Blanchflower, personazh i interpretuar nga Goldstein.

Në premierën e filmit në tapetin e kuq në New York muajin e kaluar, Jennifer Lopez foli me superlativa për Brett Goldstein, duke vlerësuar kiminë e tyre gjatë xhirimeve.

“Kjo kimi u forcua gradualisht teksa punonim së bashku në film. Prisja të ishte më i ashpër në karakter, por zbulova një person të sjellshëm, të ëmbël, shumë inteligjent dhe tepër karizmatik. Kjo ishte një surprizë e bukur për mua”, pohoi ajo për revistën People.

Sa i përket jetës personale, Goldstein ka pasur vetëm një lidhje publike të njohur, me komedianen britanike Beth Rylance në vitin 2021.

Nga ana tjetër, Jennifer Lopez, ndërkohë, ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj sentimentale ndër vite. Ajo është martuar katër herë dhe në gusht të vitit 2024 paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj i fundit, Ben Affleck, vetëm disa muaj përpara se të nisnin xhirimet e “Office Romance”.

Më herët, ylli i muzikës dhe kinemasë ka qenë e martuar edhe me këngëtarin Marc Anthony, koreografin Chris Judd dhe Ojani Noa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.