☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,684 ▲0.56%
DOW 53,179 ▲0.8%
NASDAQ 26,204 ▲0.53%
NAFTA 86.63 ▼0.23%
ARI 4,661 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,488 ▲ +7.14% ETH $2,395 ▲ +3.92% XRP $1.3991 ▲ +12.67% SOL $91.3900 ▲ +5.17%
S&P 500 7,684 ▲0.56 % DOW 53,179 ▲0.8 % NASDAQ 26,204 ▲0.53 % NAFTA 86.63 ▼0.23 % ARI 4,661 ▲1.96 % S&P 500 7,684 ▲0.56 % DOW 53,179 ▲0.8 % NASDAQ 26,204 ▲0.53 % NAFTA 86.63 ▼0.23 % ARI 4,661 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

“Trialog” në RTSH”/ Luarasi: Ja pse protesta ndaj qeverisë për Zvërnecin është e pavend në këtë rast

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka analizuar zhvillimet e fundit lidhur me protestat në Tiranë dhe Zvërnec, duke theksuar nevojën për një qasje racionale ndaj këtyre fenomeneve. E ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit, ajo vlerësoi se ndonëse ka qytetarë që kanë arsye reale për të protestuar, rasti për Zvërncecin nuk është i duhuri.

Luarasi pranoi se qeverisja e gjatë mbart sfidat e saj, duke reflektuar mbi ndjeshmërinë e një pjese të protestuesve.

“Personalisht mendoj se kanë arsye për të protestuar për shumë gjëra, por kjo nuk më duket se është protesta e duhur. Të jesh 13 vite në pushtet ka kosto, ashtu si dhe ka njerëz që kanë arsye për të protestuar,” deklaroi Luarasi.

Dallimi mes Sazanit dhe Zvërnecit

Sipas deputetes socialiste, ekziston një keqkuptim thelbësor në lidhje me natyrën e pretendimeve në Zvërnec, të cilat ajo i cilësoi si çështje private. Ajo theksoi se diferenca midis pronës publike si Sazani dhe situatës në Zvërnec është thelbësore.

“Në Zvërnec është e drejta e banorëve të kenë pretendime. Por edhe ndaj pretendimeve se u është marrë toka me mashtrime, nuk mund ta zgjidhë këtë gjë qeveria, por drejtësia,” u shpreh ajo.

Luarasi u ndal edhe te pamjet e dhunshme në Zvërnec, duke vlerësuar reagimin institucional ndaj shkeljeve të policisë. Ajo theksoi se shteti ndërhyri duke shkarkuar zinxhirin e komandës së policisë së Vlorës dhe duke revokuar licencat e firmave private të sigurisë që u përfshinë në incidente.

Megjithatë, ajo ngriti pikëpyetje për organizimin e këtyre lëvizjeve:

“Jemi në momentin që duhet të shmangim emocionet dhe të shohim me vëmendje. Kemi një organizim të mirë organizuar për protestën dhe të superfinancuar,” deklaroi Luarasi.

Luarasi e mbylli komentin e saj duke theksuar se protestat kundër qeverisë janë legjitime në një demokraci, por ato duhet të bazohen mbi fakte dhe në përputhje me ligjin, duke shmangur përzierjen e çështjeve civile me ato politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.