Vangjeli: Në Greqi nuk e shohin me sy të mirë investimin e Zvërnecit
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH1, se Greqia nuk e shohin me sy të mirë investimin e Zvërnecit.
Sipas Vangjelit, protestuesit kanë dalë në shesh duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai pyeti: “Protestuesit dalin dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës për çfarë arsyeje? Cili do të ishte mëkati i kryeministrit në këtë rast?”
Vangjeli theksoi se premtohet një investim mbi një tokë me pronarë privatë, por pronësia ka kontestime të forta.
“Për fat të keq edhe kryeministri Rama e rreshtoi veten te kryeministrat që nuk e kanë zgjidhur çështjen e pronës. Kjo është e para”, – tha Vangjeli.Ai vuri në dukje se në një vend ku hyn dhe investohet marka Trump, nuk jemi në pozitë për të gjykuar “mëkatet e mundshme të tyre”, duke kërkuar seriozitet më të lartë në trajtimin e çështjes.
Analisti identifikoi dy arsye kryesore për mbledhjen e protestuesve. Sipas tij, e para është frustrimi i thellë për shfrytëzimin e padrejtë të pronës kombëtare: “Ata njerëz i ka bërë bashkë frustrimi. Frustimi për shfrytëzimin e padrejtë të kësaj prone që është Shqipëria ku një grusht i vogël njerëzish fitojnë më shumë se sa të tjerët”.
Ana e dytë, sipas tij, lidhet me perceptimin rajonal duke thënë se Greqia nuk e shohin me sy të mirë investimin e Zvërnecit.
“Në jug të Shqipërisë, Athinën kam parasysh në këtë rast nuk e shikojnë me sy të mirë që të ketë një nukël të tillë luksi. Nuk është vetëm xhelozi mes fqinjëve por edhe llogari ekonomike. Është një lojë shumë herë e madhe se sa kaq”.
Vangjeli lidhi çështjen edhe me zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara. Me zgjedhjet e ndërmjetme në nëntor, ai parashikoi ndryshime në raportet në Senat dhe Kongres.
“Në prapaskenë sepse në nëntor janë zgjedhjet e ndërmjetme në SHBA. Me shumë gjasa përmbysen raportet në senat dhe në kongres dhe po ju them që një nga ccështjet që do të kërkohet të hetohet është ndikimi që kanë pasur vajza apo dhëndri i presidentit Trump për të bërë biznes”, – theksoi ai.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.