🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,692 ▲ +0.22% ETH $2,153 ▲ +0.17% XRP $1.4463 ▼ -0.52% SOL $90.4400 ▲ +1.04%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama-Meta, takim 60 minuta tek vila 30. Ja kush i shoqëronte

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë zhvilluar një takim tek Vila 30 prej rreth 60 minutash.

Takimi mësohet se ka nisur rreth orës 09:30 ndërsa dy liderët e koalicionit kanë biseduar për çështje të ndryshme të aktualitetit dhe politikës.

Vettingu mësohet se ka qenë një prej temave kryesore të takimit, ku përveç dy liderëve të maxhorancës marrin pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili si dhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.

Takimi vjen pak orë para ardhjes së Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila mbërrin pasdite në Tiranë në kuadër të një turi që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në axhendën e saj parashikohen takime me zyrtarë të lartë në vend si edhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Zv. Presidentja e Komisionit Evropian do të pritet në takim në orën 18 e 45 minuta, nga kryeparlamentari Ilir Meta, dhe më pas do të takohet edhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Ndërsa rreth orës 20.15, Shefja për Politikën e Jashtme në BE takon kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të kenë edhe një prononcim për mediat.

Mogherini pritet të ketë një takim edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në orën 17:00.

Mogherini rikthehet në Shqipëri pas vizitë së një viti më parë. Në 3-4 mars të një viti më parë ajo ishte në Tiranë ku i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës të gjejnë konsensusin për Reformën në Drejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.